Korridori 8-të/ Rama: Ëndërr e vjetër që po realizohet në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korridori 8-të është një tjetër projekt madhor që po çohet para mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku nga sot hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Duke folur për Korridorin 8-të, Rama tha se është një ëndërr shumë e vjetër të cilës i ka ardhur dita të realizohet.

“Në të dyja anët e kufirit tanimë po punohet konkretisht në terren për ndërtimin e këtij Korridori. Ne kemi dy kantiere të hapura dhe jemi në prag të hapjes së dy kantiereve të tjera, sepse e kemi ndarë në 4 pjesë ndërtimin e Korridorit 8-të”, informoi kryeministri.

Sipas tij, janë bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish-rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit europian të infrastrukturës.

“Ka qenë shumë e vështirë dhe më në fund ja kemi dalë në Samitin e Tiranës mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Kjo na jep një tjetër energji pozitive por na jep edhe një tjetër burim të rëndësishëm mbështetje nga BE. Për këtë arsye kemi pasur para pak ditësh një samit në Itali me ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë”, shtoi ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Të fundit

Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka...

30 p.e.s – Beteja e Aleksandrisë: Bie sundimi i Ptolemejve në Egjipt, triumfon Oktaviani

Beteja e Aleksandrisë (30 p.e.s) ishte një përballje vendimtare në historinë e Republikës Romake, që shënoi fundin e sundimit të Ptolemejve në Egjipt dhe...

Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Dashi Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen...

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij në politikë. Por jo vetëm...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Lajme të tjera

Web TV