Habit Princi William! Shihet në Londër duke u shërbyer hamburger njerëzve në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi William ka shokuar kalimtarët pasi u shfaq në një kamion ushqimor në Londër, duke shpërndarë hamburger me perime.

Trashëgimtari i fronit britanik u bashkua me kanalin Youtube Sorted Food për të krijuar burgerin pa mish, i cili u bë duke përdorur risitë mjedisore të fituesve të Çmimit The Earthshot 2022.
Ekipi i Sorted Food u shfaq me një video duke përgatitur hamburgerët duke përdorur artikuj Earthshot të dorëzuara nga Princi William, përpara se të niseshin për t’i shërbyer nga një kamion ushqimor.

Kur një anëtar i ekipit i kërkoi “kuzhinierit” katër burgera Earthshot, Princi William u shfaq, duke iu shërbyer klientëve të uritur.

“Nga të gjitha gjërat që prisja, nuk ishte kjo,” tha një grua në video, duke pyetur më vonë të tjerët: “Çfarë ndodhi?”

“Trurit tim iu deshën tre sekonda për ta perceptuar,” shtoi një burrë. “A po ëndërroj? A kam fjetur mjaftueshëm?”

William u tha klientëve se Earthshot Prize, një projekt 10-vjeçar të cilin ai e themeloi në vitin 2020 , synon “riparimin dhe përmirësimin e planetit”.

Çmimi vlerëson ata që ofrojnë zgjidhje mjedisore në pesë kategori: “Mbrojini dhe rivendosni natyrën”, “Pastroni ajrin tonë”, “Rigjallëroni oqeanet tona”, “Ndërtoni një botë pa mbeturina” dhe “Rregulloni klimën tonë”.

 

Të fundit

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Lajme të tjera

Web TV