Tre mënyra si çokollata e zezë ju ndihmon të bini nga pesha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Falë flavonoidëve, katekinës dhe ploifenolëve, çokollata e zezë konsiderohet si një produkt i shëndetshëm.

Në fakt, konsumimi i saj lidhet më një numër të lartë përfitimesh shëndetësore, përfshirë këtu përmirësimin e funksioneve të zemrës, reduktimin e inflamacionit si dhe nxitjen e trurit.

Falë statusit që mban si një super ushqim, shumë njerëz mendojnë se çokollata e zezë ndihmon me rënien nga pesha.

Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës

Shumë studime sugjerojnë se çokollata e zezë ndihmon trupin të menaxhojë insulinën. Insulina është hormoni i cili i jep sinjal organizmit për të kaluar sheqerin nga enët e gjakut drejt qelizave që ta përdorin për energji.

Një proces i tillë ndihmon me uljen e nivelit të insulinës në gjak dhe lidhet direkt me uljen e rezervave të dhjamit në trup, pra rënies nga pesha.

Redukton ndjesinë e nepsit dhe oreksit

Konsumimi i çokollatës së zezë në sasitë e duhura ndihmon trupin që të luftojë nepsin e në të njëjtën kohë ju mban të ngopur më gjatë. Gjithçka lidhet me hormonin që stimulon urinë, grelin, i cili si pasojë e çokollatës së zezë reduktohet. Nga ana tjetër konsumimi i çokollatës bën të mundur që ju të qëndroni të ngopur më gjatë dhe të hani më pak kalori gjatë ditës. Dy faktorë të cilët lidhen direkt me shtimin në peshë.

Përmirëson dukshëm humorin tuaj

Shumë të dhëna ndër vite kanë pohuar se çokollata e zezë ka një ndikim pozitiv tek shëndeti mendor dhe humori. Nëse ju jeni të fortë nga ana e shëndetit mendor dhe humori juaj është i mirë, atëherë arrini të përballoni më lehtë stresin.

Stresi është një nga faktorët kryesor të shtimit në peshë, pasi ndikon drejtpërdrejt tek konsumimi i tepruar i ushqimit, ngadalësimi i metabolizmit si dhe problemet me tretjen. Të tre këto argumente mbështesin mendimin se çokollata e zezë ka një ndikim të fortë tek rënia nga pesha. Sigurisht nëse ajo konsumohet në sasi të duhura dhe trupi juaj të mirëmbahet edhe me një regjim të shëndetshëm ushqimor por edhe me aktivitet fizik.

Të fundit

Berisha i përgjigjet Ramës, ironizon hapjen e fushatës së PS: Vallja e hajdutëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar festën që socialistët bënë dje në sheshin Skënderbej në Tiranë për...

Goditi me grusht Gjestin, Jozi del nga komisariati

Pas incidentit të rëndë që u shënua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë transmetimit live të spektaklit të Big Brother Jozi...

Bonusi opozitar i radhës për Edi Ramën

Nga Preç Zogaj Ai u premtoi demokratëve një parti më të madhe e më të bashkuar. Sot PD e drejtuar prej tij është më e...

“Frutat dhe perimet me pesticide dhe mishi me salmonelë”/ Çfarë po konsumojmë?

A.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të helmimit nga ushqimi nga bakteri i salmonelës. I moshuari...

300 sëmundje janë të kurueshme që para lindjes

Identifikohen 300 sëmundje gjenetike të kurueshme që para lindjes ose në ditët e para të ardhjes në jetë. Diagnostikimi bëhet i mundur falë testeve...

Lajme të tjera

Web TV