Roma kompleton mesfushën, verdhekuqtë finalizojnë blerjen e Renato Sanchez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma kompleton mesfushën. Klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen me Paris Saint Germain për të firmosur me mesfushorin portugez Renato Sanchez. Palët kanë rënë plotësisht dakord dhe pritet që në dy ditët e ardhshme mesfushori të zbarkojë në kryeqytetin italian për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.

Marrëveshja mes palëve është arritur për huazim me të drejtë blerjeje për një shifër pre 22 milionë eurosh, teksa plotësohet kështu dëshira e Mourinhos për të pasur në dispozicion mesfushorin e tij të preferuar.

Me ardhjen e Sanchez, merkatoja në mesfushë mund të konsiderohet e mbyllur për Romën, që më herët ka firmosur edhe me Aouar, i cili erdhi me parametra zero nga Franca.

Të fundit

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla,...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Lajme të tjera

Web TV