U gjet pajetë poshtë urës/ 32-vjeçarja me plagë në trup, shoqërohen 17 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe ka ndarë detaje në lidhje me vajzën që u gjet e pajetë ditën e sotme poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

Blutë njoftojnë se ajo është shtetësja me inicialet L.P., 32 vjeçe.

Dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Policia deklaron se janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

“Në lidhje me një informacion të dhënë paraditën e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se:

Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Irlanda dënon gjenocidin në Gaza ndërsa përfiton nga obligacionet e luftës së Izraelit

Qeveria ime i bën vetëm shërbim me fjalë Palestinës, por mbetet bashkëfajtore. Si shumë qytetarë irlandezë, unë refuzoj të...

1969 – Vdes Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit

Më 2 shtator 1969, në Hanoi, ndërroi jetë Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit, i cili u bë simbol i qëndresës kundër kolonializmit...

2 shtator 1998 – Katastrofa e Swissair Flight 111, vdesin 229 pasagjerë

Më 2 shtator 1998, ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha ajrore të linjës zvicerane Swissair: avioni Flight 111, një McDonnell Douglas MD-11, i...

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet me aparatin e tij. Ai...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Lajme të tjera

Web TV