Greqia në krizë për punëtorë, Shqiptarët na kërkojnë paga të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa rajone në Greqi po kërkon fuqi punëtore për të përballuar mbledhjen e prodhimeve bujqësore të stinës. Afrimi i sezonit të vjeljes së pemëve frutore ka rritur sfidat për fermerët që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat greke.

“Shqiptarët që jetojnë në Greqi edhe ata që kanë ardhur enkas për të punuar në të korrat e këtij viti, si dhe pakistanezët, kërkojnë të ardhura shtesë”, shkruan Protothema.gr.

Punëtorët e bujqësisë janë larguar dhe Greqia tashmë kërkon fuqi punëtore, por jo nga vendet fqinje, (pasi punëtorët shqiptarë, bullgarë, rumunë dhe polakë preferojnë tani të punojnë në Evropën Perëndimore, ku pagat ditore janë madje dy herë më shumë dhe kushtet e jetesës janë të shkëlqyera). Në këtë situatë Greqia po hedh sytë nga vende në Azi dhe konkretisht në Indi, Tajlandë dhe Vietnam.

Nevojat e Greqisë për krahë pune në bujqësi llogariten në 50,000-60,000 punëtorë, nga të cilët afërsisht 15,000 nevojiten vetëm për korrje. Megjithatë, këto nevoja nuk po plotësohen dhe marrëveshja e fundit ndërqeveritare e nënshkruar me Egjiptin për tërheqjen e punëtorëve në Greqi nuk i plotësojnë nevojat“, shkruan Protothema.

Tregu i madh i krahut të punës në Indi mund të ofrojë zgjidhje për problemin, megjithëse punëtorët kërkojnë ca kushte paraprake të tilla për shembull si, tu paguhet udhëtimi i shtrenjtë për të fluturuar përtej Oqeanit Indian për në Greqi.

Pse tani kërkojmë punëtorë kaq larg nga Greqia?” ishte pyetja drejtuar kreut të Dhomës së Tregtisë greke, Giannakakis. Siç thekson ai, Egjipti është një rast i mirë duke qenë se është një orë e gjysmë larg me avion nga Greqia, ku kostoja e biletës së avionit nuk i kalon 130 euro në disa raste.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV