Gvardiol-City është e kryer, “Qytetarët” përgatisin zyrtarizimin para së dielës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City ka arritur marrëveshjen me Leipzigun për blerjen e kroatit Gvardiol për 78 milionë stërlina.

Një shumë vetëm dy milionë më pak se shifra rekord për një mbrojtës që Manchester shpenzoi për Harry Maguire në vitin 2019.

Manchester City e sheh 21-vjeçarin si një lojtar që do të jetë shtyllë e mbrojtjes për dekadën e ardhshme. Zyrtarizimi i blerjes së tij do të ndodhë në ditët në vijim.

Pep Guardiola dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij futbollistin përpara përballjes së Community Shield me Arsenalin, të dielën.

Dinamo e Zagrebit, klub ku u formua si futbollist Gvardiol, do të përfitojë 20% të tarifës së transferimit.

Mateo Kovacic, i transferuar te City pikërisht në këtë merkato verore, shok skuadre me Gvardiol në kombëtare e Kroacisë, deklaroi se 21-vjeçari ishte gati ta bënte këtë hap të madh në karrierë.

“Josko ka shumë potencial. Ai mund të vijë këtu dhe të mësojë dhe të jetë versioni më i mirë i vetes. Pa dyshim që do të më pëlqente, jam mik me të dhe ai është kroat. Do të ishte mirë të kisha një kroat pranë meje këtu.”

Gvardiol si pjesë e skuadrës kroate, e cila arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, shënoi në fitoren 2-1 ndaj Marokut në finalen për vendit të tretë.

Të fundit

Ekipi më i dobët në 34 vjet

Nga ARTUR  AJAZI Partia Demokratike ka nxjerrë për fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit, ekipin më të dobët në 34...

Lul Basha s’fut dorën në xhep/ Edhe byrekun ia paguan shoferi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në podcastin “Flak Fare”, ndër të tjera është pyetur edhe për kolegët e tij demokratë. Një nga pyetjet që...

Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

Partia Socialiste do të marrë mandatin e katër në zgjedhjet parlamentaret 11 majit. Kështu është shprehur analisti i njohur Ilir Demaliaj, i cili ishte...

“Një mur na ndante me lopën”, Gjesti rrëfen fëmijërinë e trishtë: Nisa hash*ashin 12-vjeç

Prime-n e mbrëmshëm ishte radha e Gjestit të rrëfente për linjën e jetës. Banori tregoi për një fëmijëri të vështirë dhe përdorimin e narkotikëve...

Unikkatili, deputeti i Republikës së video klipeve

Nga Lutfi Dervishi Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet: “Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti na la pjatat pa la…” Në...

Lajme të tjera

Web TV