Mourinho zbarkon sërish në Tiranë, përgatitet miqësorja mes Romës dhe Partizanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jose Mourinho rikthehet në Tiranë. Këtë herë për një sfidë miqësore që Roma do të luajë në kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e 12 gushtit përballë Partizanit.

Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ka dhënë lajmin në rrjetet sociale për miqësoren e luksit që kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë ndaj verdhekuqve të Romës.

‘Wow, perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirësevjen sërish Jose”, shkroi kryeministri, duke e shoqëruar postimin me një foto të portugezit me trofeun e Conference League në dorë.

Është arritur një marrëveshje paraprake mes dy klubeve, për zhvillimin e sfidës mbrëmjen e të shtunës në stadiumin e ri të Partizanit, ‘Arena e Demave’, një impiant me kapacitet rreth 4000 tifozë.

Kjo pasi në “Ari Albania” pritet të bëhet një rikonstruksion, për të qenë gati për sfidën e Kombëtares Shqiptare më 10 shtator ndaj Polonisë. Gjithashtu vlen të theksohet se miqësorja e luksit e Partizanit, do të vijë vetëm dy ditë pas transfertës letone ndaj Valmeirës në turin e tretë eliminator të Conference League.

Kjo do të jetë hera e dytë në harkun e 15 muajve, që Roma vjen në Shqipëri, pasi në maj të 2022-shit verdhekuqtë luajtën dhe fituan finalen e Conference League përballë Feyenoord.

Kjo nuk do të jetë e vetmja miqësore ‘e nxehtë’ gushti për klubet shqiptar, pasi një ditë më vonë në Itali, Egnatia do të përballet me Interin.

Të fundit

Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Myslym Murrizi shprehet i sigurt që në shtator do të jetë në parlament. Në një postim në Facebook, ai...

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, realizuar nga fotografja Soela Zani. Zani...

Miliarda nga Europa dhe SHBA, cili është plani i Ukrainës për rimëkëmbjen

Paratë që Perëndimi jep për të mbështetur ekonominë dhe fushatën ushtarake të Ukrainës marrin shumë vëmendje. Deri më tani, Perëndimi i ka dërguar një total...

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Lajme të tjera

Web TV