Tirana-Besiktas/ Tifozët përplasen edhe pas ndeshjes, sherr në rrugët e kryeqytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e kaluar Tirana është përballur me skuadrën turke të Besiktas në turin e dytë të Conference League.

Por ashtu si në ndeshjen e Stambollit, edhe mbrëmë në “Air Albania” bardheblutë kanë humbur, me rezultatin 0-2.

Ndeshja në Tiranë nisi që në minutat e para me përplasje mes tifogrupeve të pranishme në stadium, por rezultati përfundimtar është ai që ka tensionuar edhe më shumë situatën.

Mësohet se tifogrupi “Fanatics” janë përplasur ashpër dhe kanë dhunuar tifozët e “shqiponjave” të Besiktas. Dhuna mes tyre ka nisur që nga dalja e stadiumit dhe ka vijuar përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Pedonales” dhe deri te lulishtja pranë Biblotekës Kombëtare.

Burimet bëjnë me dije se në fillim të ndeshjes turqit kanë sulmuar tribunën ku ishin të ulur tifozët e Tiranës me familje dhe fëmijë. Kaq ka mjaftuar që pas ndeshjes ‘bardheblutë’ të “marrin hak”./joq

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV