Çështja Beleri/ Zyrtari grek i KE letër Varhelyit: Shqipëria duhet të përballet me pasoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Komisionit Europian për Promovimin e Mënyrës Europiane të Jetesës, Margaritis Schoinas i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ku kërkon trajtim të ashpër të Shqipërisë në lidhje me çështjen Beleri.

Konkretisht, Schoinas thekson se Shqipëria, një vend që synon integrimin në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën. Ndër të tjera, në letër thuhet se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësim (intimidim) i votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.

Schoinas thekson se trajtimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe pengesë të një përfaqësuesi të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili është anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë.

Schoinas thekson se përderisa çështja lidhet me rezolutën e BE të 2022 për Shqipërinë, në lidhje me pronat e minoritarëve etnikë grekë, nuk është e mjaftueshme vetëm të ndiqen zhvillimet, por se duhen marrë masa aktive.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV