Thashethemet/ Ekspertët tregojnë se çfarë ju ndodh nëse flisni keq për të tjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Disiplina” e preferuar e disa njerëzve është thashethemi. Nëse nuk “shikojnë vërdallë” kolegët e punës, miqtë dhe fqinjët apo nuk komentojnë se si është veshur dikush dhe çfarë kanë thënë, është sikur u është prishur dita. Nëse keni menduar se njerëzit që vazhdimisht bëjnë thashetheme për dikë ndihen mirë për këtë, e keni gabim, sipas ekspertëve.

Thashethemet nuk sjellin asgjë të mirë, por mund të heqin energjinë pozitive. Edhe pse për disa persona që kanë një zakon të tillë si ushqimi i shpirtit dhe e kanë një domosdoshmëri të përditshme, ata as që janë të vetëdijshëm se po i shkaktojnë vetes dëmin më të madh.

Pas mbledhjes së thashethemeve, në vend që të jenë të kënaqur dhe të lumtur, ndihen bosh dhe keq, pavarësisht nëse e pranojnë apo jo.

Thashethemet janë një humbje kohe e çmuar që duhet të drejtohet në përmirësimin e jetës dhe realizimin e planeve personale.

Prandaj, para se të “sulmoni” dikë pa arsye, mendoni se çfarë mund të bëni për veten tuaj. Dhe pyesni veten, si do të ndiheshit nëse do të ishit objektiv i thashethemeve që përhapen për ju nga njerëz të paskrupullt.

Të fundit

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Fillestarët apo shoferët e vjetër: Kush i kryejnë shumicën e aksidenteve në Shqipëri?

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas të dhënave të INSTAT grupi...

Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh!

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar lidhje me censusin e bujqësisë, duke thënë se me këto para të blihen bagëti pasi “stanet janë bosh”. Teksa ka...

Beteja e Thermopileve/ Mbreti i Spartës i bën ballë ushtrisë prese, vetëm me 300 spartanë

viti 480 p.e.s. Në vitin 480 para erës sonë, Perandoria Persiane, nën udhëheqjen e Mbretit Kserksi I, ndërmori një fushatë masive për të pushtuar Greqinë....

Lajme të tjera

Web TV