Pep Guardiola: “City do të rrëzohet, këta dy lojtarë janë shumë të rëndësishëm për ne”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guardiola pret një tjetër sezon të madh nga Manchester City. Trajneri spanjoll e pranon se sfida e tij më e madhe në prag të sezonit të ri, do të jetë ajo e përsëritjes së sukseseve të vitit që lamë pas. 52-vjeçari shprehet se gjatë sezonit do të ketë momente që skuadra e tij do të pësojë rënie dhe disfata, por e rëndësishme sipas spanjollit do të jetë motivimi dhe “uria” për t’u ringritur e për të mbërritur sërish te trofetë.

“Për ne sezoni i ri përfaqëson një sfidë shumë të madhe sa i takon mentalitetit, do të tregoje se sa shumë jemi rritur dhe a jemi mjaftueshëm të zgjuar për të mbajtur ritmin e sezonit të kaluar. Në dukje është thuajse e pamundur të përsërisim sezonin e kaluar, por kjo është sfida jonë.

Duhet të tregojmë sa dëshirë kemi dhe sa të uritur jemi për të fituar sërish. Në 11 muajt e ardhshëm do të kemi shumë momente ku mund të rrëzohemi, por e rëndësishme do të jetë mënyra si do të ringrihemi”.

Ndër të tjera, Guardiola komentoi edhe mbi Declan Rice e transferimin e tij te Arsenal ndërsa shtoi se dëshiron që Kylie Walker e Bernardo Silva të mbeten pjesë e Cityt.

“Rice vendosi të transferohej te Arsenal dhe për mua nuk ka asnjë problem, i uroj suksese. Është një lojtar i rëndësishëm dhe një djalosh shumë i këndshëm. Një goditje e madhe për Arsenal.

Sa i takon Walker dhe Bernardo Silvës ata janë shumë të rëndësishëm për mua. I dua në skuadër dhe do të bëjmë gjithçka që ata të qëndrojnë, do të ishte shumë e vështirë të zëvendësoje dy personazh si ata të dy”, përfundoi Guardiola.

Të fundit

Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial...

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Lajme të tjera

Web TV