Të studjosh heshtjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

(Etyd eseistik)

Nga Fatmir Minguli

Inisitaiva për të studjuar heshtjen është edhe e kahershme edhe e kohëve të tanishme. Ideja e shkrimit të këtij etydi eseistik lindi kur  në një diskutim në Torrën e Durrësit në kuadrin e eventit “Vargfestival”  një poete po diskutonte një çështje që kishte ngjyra populiste “ Të jesh pjesë e turmës apo të sodisësh atë!”

Një përkthim i thjeshtë do të ishte se është e drejta e çdo njerit të bëjë atë që i pëlqen. Por statistikat e votimeve për zgjedhjen politike të pushtetit qëndror dhe vendor tregojnë se një përqindje e madhe e votueseve nuk marrin pjesë në votime. “Përqindje e të heshturve” do të shprehej shkrimtari D. I njohur për fjalimet dhe autopostimet e çdo ditshme për veprat e tij.

Dhe duke marrë përsipër një stisje për të studjuar heshtjen mendja ku nuk të shkon  dhe kthehesh në një lloj Hamleti të kohës sonë që je duke mbajtur një gazetë të ditës në duar dhe të pëshpërisësh: “Të  heshtësh apo të mos heshtësh!?”

Heshtja ka shumë kuptime, ka shumë adresime sa filozofike aq dhe fluturake. Heshtja është shumë e thjeshtë sa që përpara të folurit, ajo duket anemike. Por ka dhe kuptimin e kategorisë së fenomeneve të jetës njerëzore dhe shpesh ndodhet para pakuptueshmërisë nga njerëz të kuptueshëm dhe të pakuptueshëm. Por, të heshtësh nuk mund të thuhet se nuk mendon. Në heshtje përgatiten fjalimet më të zjarrta mbi racionalen llogjike. E mendja të shkon te fjala e popullit se “heshtja është flori”.

Eshtë e saktë! Nuk e di. Di vetëm se heshtja vepron, është një qënie e gjallë që rritet brenda shpirtit  dhe mendjes tënde.

Heshtja në botën e sotme shqiptare nuk mund të krahasohet  as me floririn, as me platinin e as me argjendin e as me bakrin. Për heshtjen kam shkruar disa përsiatje , mes të cilave për esenë e heshtjes të Edgar Allan Poe, për heshtjen në sytë dhe mendjen e nënë Terezës, për konceptet e heshtjes të Elena Petrovna Blavatskij në teosofizmin e saj.

Por edhe duke folur  për skulptorin durrsak që jeton dhe krijon në Itali Kujtim Turkeshi, i cili në veprat e tij minimaliste shpreh një botë që lidhet me magjinë e artit të heshtjes. Edhe për këtë artist të heshtur kam shkruar një tregim-ese.

Këtë dilemë që kam për studimin e heshtjes ndoshta e kam të lindur që në vitin 1988, kur më ra në dorë një disk i kompozitorit rus, që ishte i ndaluar në atë kohë si dekadent me pjesë pianistike e mes të cilave ishte dhe “Pesë lëvizjet e Petrushkës”. Nën tingujt hyjnorë të pianos, befas gjithçka pushon. Asnjë tingull për sekonda të tëra dhe një heshtje e gjallë. Piano heshtte por në mendje kishte tingujt që sapo ndaluan!  Duke sjellë në pamjet e mendjes gishtat e ndalur të pianistit, tastierat bardhë e zi dukeshin sikur lëviznin vetvetiu.

Shkruaja esetë dhe përsiatjet jo vetëm për sa përmenda më lart dhe jam pak a shumë i bindur për konceptin e heshtjes. Jo vetëm atë filozofik, por dhe atë praktik. Shembull: Shkrimtari D.  prodhimtar i produkteve letrare nuk përton të mos postojë sa më urgjent fjalimet e tij në evente të ndryshme kur studjues të tjerë pjemarrës në atë event  nuk postojnë. Ata heshtin. Edhe pse kanë mbajtur kumtesa po në atë event ku ka shkëlqyer shkrimtari D.

Janë pikërsht këta të heshtur që e ndjejnë forcën e progresit intelektual, larg autolavdërimve në mediat e pa heshtura. A është ky një handikap i të heshturve!? Por shkrimtari D. me sistem plagjiature fillon të heshtë,  thjeshtë për të parë reagimin e atyre që folën bashkë me të. Ata nuk folën, heshtën në heshtjen e tyre pa plagjiaturë. Dhe shkrimtari D. duke u këndëllyer nga heshtja e atyre që folën në ato evente ku nuk ishte vetëm shkrimtari D, vazhdon dhe poston në të gjithë portalet  e planetit Tokë.

Lexo edhe :  Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë

E keqja e heshtjes të atyre studjuesve që folën bashkë me shkrimtarin D. është se shumëkush mendon se ka qenë vetëm shkrimtari D. që  flet kudo madje edhe mbas eksponenteve potencialë shkencorë!

Unë jam Lymi i lagjes – thërret i paheshturi!

Edgar Allan Poen në të gjallë të tij në Amerikë nuk e mediatizuan, ai ishte i heshtur. Vetëm Bodleri  mbas gati njëqind viteve  e zbuloi  heshtjen e njeriut të madh duke e sjellë në vëmendje të intelektulitetit botëror. Esenë “Heshtja.Një përallë“ e fillon Poe me këtë perifrazim:

Flenё majat e maleve;

lёndinat, shkёmbinjtё,

shpellat janё tё heshtura.

Dhe e mbyll me këtë pasazh grotesk: “Unё po shihja germat e gdhendura mbi shkёmb dhe ato ishin ndruar: germat thonin: HESHTJE. Shikimi im ra mbi fytyrёn e njeriut dhe fytyra e tij ishte zbehur nga tmerri. Ngriti thatё kokёn nga duart, u ngrit nё kёmbё mbi shkёmb dhe dёgjoi. Po nuk kishte asnjё zё nё tё gjithё atё shkretёtirё tё pafund dhe germat nё faqe thonin:heshtje. Njeriu u ngrit, ktheu fytyrёn dhe vrapoi tutje larg, shpejt deri sa nuk u pa mё.”

Edhe për autorë të tjerë të mëdhej mund të flitet pa anashkaluar Migjenin  delikat, të heshturin e mjerimit shqiptar. Ishin shokët e tij që e sollën heshtjen e tij në tronditje për intelektualët shqiptarë.

Por le të kthehemi në shtëpinë tonë, në këtë korrik të nxehtë. “I heshtur – po thonte një i porsanjohur i plazhit të Kakomese – është dhe  çoku i bilardos i cili gjuan dhe hesht e gurët e shumtë përplasen me njeri tjetrin dhe duken si ca poetë që zihen për cilësitë e vyera të secilit…” dhe çoku bën mirë që hesht. Po atë detyrë ka që në heshtje të dallojë gurin-_poetin që futet në vrimën e duhur të suksesit duke pritur autopostimin vetëlavdërues në faqet e rrjeteve  sociale. Ai nuk hesht se heshtja është për njerëzit e paaftë…

I heshtur ishte Mjeshtri jonë Gjergj Vlashi. I qetë, me ecjen e tij të ngadaltë shprehte heshtjen e tij jo vetëlavdëruese dhe jashtë faqeve të rrjeteve sociale. I heshtur ishte ky shkrimtar i madh edhe kur romani i tij i jashtëzakonshëm “Njeriu i netëve të vjeshtës”  iu botua shumë keq nga një botues i paheshtur, aq keq saqë Mjeshtrit Vlashi nuk i bëhej ta shpërndante këtë libër- perlë.

Por me kalimin e viteve një e heshtur tjetër elegante ndërmori një studim shkencor mbi këtë roman të Gjergj Vlashit të cilin e  regjistroi në një seminar ndërkombëtar të letërsisë në Prishtinë. Heshtja mund heshtjen!

I heshtur ishte dhe im vëlla Piro Minguli për të cilin gazetari me vlera të mëdha, Bujar Qesja ka shkruar:

“Shpejt u ndave nga ne Pirro. Ishe aq i gjallë, megjithë heshtjen tënde dhe kishe një buzëqeshje që tani mund ta krahasoj me pranverën e përjetësisë. Maji i luleve dhe bukurisë pranverore, maji i ngrohtë dhe joshës, na dha një datë 8 që na ngarkon me dhimbje. Një datë që do të na kujtoj gjithnjë ikjen e një shoku, por ardhjen gjithnjë në kujtesë.”

Lum kush e kupton heshtjen!

 

Të fundit

Çmimet janë ndër më të lartat në rajon/ Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi...

Ku jemi ne shqiptarët?

Nga Ilir Demalia Ku jemi ne shqiptarët? Rëndom në Shqipëri diskutohet për “intelektualë” dhe “elitë intelektuale”. Në çdo bisedë darke në banaqet e TV-ve dëgjon shpesh deklarimin...

A do kandidojë përballë Ramës për postin e Kryeministrit? Berisha e zbulon: Ajo është…

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se do të kandidojë përballë Edi Ramës për postin e Kryeministrit në zgjedhjet e 11 Majit. “Ajo vetëkuptohet....

Qeveria miraton vendimin, qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë në 11 maj

Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë u miratua vendimi për zgjatjen e afatit të dokumenteve të skaduara. Të gjithë qytetarët me pasaporta apo karta...

Nga urrejtja në dashuri: Si u “pajtua” Kurti me rivalët, për vota?

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nuk po lë gjë pa i thënë partisë kundërshtare Lidhjes Demokratike të Kosovës, në...

Lajme të tjera

Web TV