Ultimatumi i BE-së: Partitë politike në Kosovë të kenë prioritet qytetarët, jo pushtetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian i paralajmëroi politikanët kosovarë se prioritet i tyre në këto momente duhet të jenë qytetarët dhe jo interesat politikë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, i bëri komentet pas nismës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për mocion mosbesimi kundër Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

“Situata aktuale dhe e paparë me COVID-19 kërkon konsensus, unitet politik dhe qëllime të përbashkëta. Andaj, theksojmë: Partitë politike, para së gjithash, duhet të brengosen për të mirën e njerëzve dhe jo interesat partiake”, tha Pisonero, duke theksuar se institucionet evropiane po i monitorojnë nga afër zhvillimet në Kosovë.

Kosova, sikurse edhe vendet e tjera të botës, po përballet me pandeminë e koronavirusit COVID-19.

Kurti ka shkarkuar këtë javë ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, duke thënë se ai nuk i ka mbështetur qëndrimet e qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme rreth koronavirusit dhe se ka përhapur panik në lidhje me këtë sëmundje.

Në përgjigje, LDK-ja – parti partnere e koalicionit qeverisës – ka iniciuar mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti./rel

Të fundit

Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të...

Skandali i Bankers/ 12-15 miliadë euro janë vjedhur nga nëntoka shqiptare

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në News24, ka folur pas arrestimeve e zyrtarëve në kompaninë Bankers Petroleum. Ai akuzon kompaninë se ka përvetësuar...

Zyra Federale Kriminale Gjermane dhuron kompjuterë dhe monitorë për policinë shqiptare

100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA). Donacioni u...

Çmimet e apartamenteve do të bien?/ Ekspertja: Tregu është bllokuar

Ndërtuesit dhe bizneset që operojnë në këtë sektor presin që trendi i çmimeve në sektorin e ndërtimit të ulet në muajt në vijim. Por ky...

Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.  Nga e diela, disa pjesë të...

Lajme të tjera

Web TV