78 vjet nga hedhja e bombës së parë atomike në Hiroshima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 6 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore është hedhur bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni, e cila është pasuar nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki.

Bomba “Little Boy” është hedhur nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT ka shkatërruar 70 për qind të Hiroshimës, duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh.

Bomba atomike ka rrafshuar me tokën çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash, ndërsa ka shkaktuar 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945 nga djegiet dhe helmimet nga rrezatimi.

Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kanë kufizuar përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT të hedhur nga një lartësi 500 metra, megjithatë rreth 70 mijë persona kanë humbur jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit është shkatërruar.

Perandori i atëhershëm i Japonisë, Michinomiya Hirohito, në mesazhin e tij më 15 gusht ka deklaruar dorëzimin e vendit të tij pa kushte, duke thënë se “vazhdimi i luftës do ta shkatërronte popullin japonez”.

Siç është thënë, Hiroshima është vënë në shënjestër për shkak të bazave ushtarake, kurse Nagasaki për shkak të industrisë së rëndë. Hedhja e bombës në Nagasaki i ka dhënë fund zyrtarisht betejave që kanë vazhduar në Paqësor.

Të fundit

VIDEO/ Momenti kur avioni me 181 persona në bord shpërthen në flakë

Janë publikuar pamjet e rënda kur avioni i kompanisë “JuJuAir” me 181 persona në bord shpërtheu në flakë në...

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Zefina Hasani Kur Elvana Gjata nxori albumin “Çelu” si bashkëpunim me Pirro Çakon, veç suksesit të padiskutueshëm të këngëtares, mendoja: sa mirë që përmes Elvanës...

Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tërmet i fortë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në zonën detare...

Kroatët u drejtohen sot kutive të votimit, kush pritet të zgjidhet president i vendit

Qytetarët e Kroacisë sot zgjedhin presidentin e vendit nga tetë kandidatët në garë. Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SDP) opozitare, Zoran Milanoviç, konsiderohet favorit. Në zgjedhje...

“Kam qenë gjithmonë pro tyre”/ Trump në mbështetje të vizave për punëtorët e kualifikuar

Presidenti i sapozgjedhur Trump u shpreh në mbështetje të vizave për punëtorët e kualifikuar në SHBA. “Gjithmonë më kanë pëlqyer vizat, kam qenë gjithmonë pro...

Lajme të tjera

Web TV