Shqipëria, me disa nga akomodimet më të lira në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Gjatë këtij viti kam parë shumë postime në rrjetet sociale për Shqipërinë dhe duke qenë se kisha vizituar shumë vende të tjera pranë mendova se ishte koha të udhëtoja këtu për të parë të gjitha vendet natyrore dhe historike që më interesojnë.

Kostot e lira ishin gjithashtu një faktor i madh. Të gjitha rezervimet e mia ishin në standardet e duhura. Lehtë për t’u gjetur, dhomat ishin jashtëzakonisht të pastra dhe të pajisura me të gjitha komoditetet e nevojshme.

Më pëlqeu shumë që hotelet dhe vendet e tjera ofronin ushqime tradicionale në mëngjes” – thotë Krista Plocenik, bloger e “Krista the Explorer”.

Historikisht, Shqipëria ka qenë një vend i lirë për turistët, veçanërisht në krahasim me disa vende të tjera të Ballkanit. Çmimet e akomodimit në qytete si Tirana, Durrësi, Saranda dhe Vlora siç u përmend më lart janë relativisht të lira në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, si dhe në Greqi dhe Itali.

Në përgjithësi, Ballkani është një rajon me shumë vende turistike dhe akomodime të ndryshme. Nga Kroacia, si një nga vendet më të vizituara në Europë, e deri te Mali i Zi që ofron gjithnjë e më shumë turizëm elitar. Këta janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në çmimet e akomodimit në këto vende

Spliti, Havari dhe Dubroviku janë tre qytetet më të vizituara në Kroaci që kanë ndikuar në rritjen e sektorit në vend, por mbipopullimi i vendeve ka sjellë edhe shtrenjtimin e çmimeve të akomodimit.

Sipas të dhënave në Airbnb dhe Booking, kostot ndryshojnë ndjeshëm nga sezoni në sezon, në zonat turistike të bregdetit, çmimi i një shtëpie turistike me qira mund të fillojë nga 80-100 euro/nata në sezonin e vjeshtës dhe dimrit dhe të rritet në 150-250 euro/nata gjatë sezonit të verës.

Mali i Zi ka fituar njohje ndërkombëtare për turizmin elitar dhe vendet e bukura natyrore. Kjo për shkak të kombinimit të plazheve të jashtëzakonshme, qyteteve historike, natyrës së mrekullueshme dhe mundësive të shumta që vendi i ofron kësaj kategorie.

Po ashtu edhe resorte luksoze, aktivitete ujore dhe infrastruktura të krijuara posaçërisht për jahte. Por shtëpitë dhe apartamentet me qira mbeten ende larg asaj që kërkohet për turizmin elitar, megjithëse janë ende shumë më të larta se vendi ynë.

Sipas të dhënave nga platformat e akomodimit online, në qytetet turistike si Budva, Kotorri dhe Ulqini, çmimi për një shtëpi, apartament turistik mund të fillojë nga 50-100 euro/natë gjatë sezoneve të vjeshtës/dimrit dhe rritet në 100-200 euro ose më shumë në sezonin turistik/verë.

Lexo edhe :  E ardhmja e investimeve, si Shqipëria po mbetet pas

Greqia është një destinacion turistik i njohur për plazhet e saj të mrekullueshme dhe pasurinë kulturore. Në varësi të kohës dhe vendit, çmimet e akomodimit mund të jenë shumë më të shtrenjta se në Shqipëri.

Në përgjithësi, kostot e tyre variojnë nga 40 deri në 200 euro/nata. Disa nga qytetet dhe zonat kryesore turistike priren të jenë më të shtrenjta gjatë sezonit turistik, si në ishujt grekë ku më i shtrenjti është Mykonos me 100-250 euro dhe më i liri është Selaniku, ku ccmimet arrijnë nga 40 deri në 100 euro.

Në fqinjin tjetër, Itali, vendet turistike, si bregdeti i Amalfit, Toskana, Sardenja ofrojnë një mori akomodimesh që janë shumë më të shtrenjta se Shqipëria, Greqia, Kroacia dhe atraksione të tjera turistike gjatë sezonit veror.

Italia ofron apartamente të vogla në qytete historike, shtëpi rurale në fshat, vila në bregdet dhe shumë akomodime të tjera, duke përfshirë qytetet si Roma, Firence. Çmimet në shtetin e pastave dhe picave variojnë nga 50-500 euro/natë, ku vendi më i shtrenjtë është sigurisht jugu i Italisë.

Çmimet e shtëpive turistike me qira në Maqedoninë e Veriut janë zakonisht më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Në qytete si Shkupi, Ohri dhe Struga, mund të gjenden opsione të lira, mesatarisht nga 30 – 80 euro për natë, kryesisht duke anuar drejt vlerave të ulëta.

Kosova ka një treg turistik relativisht të zhvilluar, por është edhe i vogël, kështu që çmimet e shtëpive turistike me qira janë shumë të lehta për t’iu përshtatur buxheteve të vizitorëve.

Nga postimet në Booking.com dhe Airbnb shohim se mesatarisht një shtëpi turistike në Kosovë mund të kushtojë nga 30 deri në 70 euro/ nata.

Por gjatë stinës së dimrit, zonat e Pejës dhe Rugovës janë më të kërkuara, të cilësuara si të ngjashme me Alpet zvicerane. Në këto vende, një natë kushton mesatarisht nga 50-150 euro, por çmime më të ulëta mund të gjenden në qytete dhe jo në zonat malore.

Të fundit

“Prisni arrestime para zgjedhjeve”/ Gazetari: Në lupën e SPAK janë 10 deputetë…

Gazetari Julian Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbi arrestimet e SPAK, duke paralajmëruar se do të ketë...

Kush po e intimidon SPAK-un? Karamuço zbulon çfarë po planifikon politika!

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço teksa foli për punën e Prokurorisë së Posaçme, u ndal edhe te pikat që SPAK i cilëson si indimidim...

Rama jep lajmin: Në 15 maj darkë me liderët e BE-së në Tiranë…

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, njoftoi se më 15 maj, në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve...

Kryesia e PL merr vendimin/ Ja qarku ku do të jetë kandidat për deputet Ilir Meta

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën...

PE hap zyrë në Shqipëri, Rama ‘thumbon’ opozitën: Si ndodh kjo në një ‘narkoshtet’?

Kryeministri Edi Rama komentoi lajmin se Parlamenti Evropian ka vendosur të hapë një zyrë në Shqipëri. Sipas kreut të qeverisë kjo zyrë do të shërbejë...

Lajme të tjera

Web TV