Historia e 14 infermiereve amerikane, që u shpëtuan në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizanët gjatë periudhës në fillim të Luftës së Dytë Botërore pak kohë pasi gjermanët kishin hyrë në territorin e Shqipërisë arritën që t’i shpëtonin jetën një ekuipazhi amerikan dhe t’i mbronin nga nazistët.

Historiani Pëllumb Xhufi, nga Karaburuni tregoi për gazetarin Dritan Hila se kjo histori njihet mjaft në Amerikë pasi iu shpëtua jeta 14 infermiereve dhe ekipit që drejtonte avionin Dakota të asaj kohe, pasi u detyruan të ndalojnë në një nga liqenet e Belshit ndonëse ishin nisur me mision nga Bari, Itali.

Xhufi tregoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin të quajtur Çeste aty dhe ku avioni bëri stacionimin e parë pas defektit që pësoi, ndërsa në ndihmë i ka ardhur një komandant i Çetës Partizane dhe bariu i zonës, të cilët në bashkëpunim me të tjerë arritën që të dërgonin ekipin pas dy muaj në destinacion, duke kaluar nëpër male dhe t’i mbronin jetën 14 infermiereve.

“Është një histori e bukur që në Amerikë njihet shumë, sepse një avion Dakota të mëdhenj amerikan, u nis nga Bari me 14 infermierë dhe ekuipazhin rreth 5 veta, dhe aty në Lushnje mesa duket u godit nga artileria gjermane. U dëmtua avioni dhe bëri një ulje të detyruar në një nga liqenet e Belshit, në fshati të quajtur Çeste.

Piloti me shumë aftësi planoi në breg të liqenit ku kishte shumë llucë për ta amortizuar goditjen dhe u ul pa shkaktuar viktima dhe të plagosur. Një nga infermieret pas luftës ka bërë historikun e kësaj ngjarje, ka qene e pranishme. Por aty kishte vetëm një tufë delesh dhe një bari i cili iu afrua dhe i tha prisni se nuk dinte gjuhën dhe u kthye me një person me kalë.

Lexo edhe :  15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Ky person ishte i veshur ushtarak dhe me yll partizan. Ishte komandant i çetës partizane të zonës së Belshit dhe dinte anglisht. Foli me ta dhe organizoi evaukimin e tyre, të 14 infermiereve që zgjati 2 muaj, nga Belshi nëpër male dhe kanë arritur këtu. Këtu kanë ardhur i kanë marrë dhe tërheqja e tyre u konsiderua si një fitore e madhe ushtarake. Për ngjarjen e tyre janë shkruar 4 vepra në SHBA u bë e njohur si një aksion në kohën e armikut, ishin 14 vajza.

3 prej tyre që ishin të lënduara i lanë në Berat. Në Berat në atë kohë ishte prezente Balli Kombëtar, madje me personin më të egër Kadri Cakranin. Amerikanët duke e ditur këtë i shkruajnë Mitat Frashërit një telegram dhe i thonë që 3 infermieret që kemi lënë në Berat mos të preken, realisht ato nuk janë prekur kanë ikur më vonë. Kurse grupi i madh është nisur prej këtu drejt Barit.

Bashkëpunimi mes partizanëve dhe SHBA ka qenë i ngushtë, ky aksion është konsideruar mjaft pozitivisht. I siguronin ushqim dhe mbi të gjitha i ruanin në ato kohë të vështira”, tregoi Xhufi.

Të fundit

Eksperti i tregut imobiliar: Çmimet afër me tregun real, por shitësit presin janarin

Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës po përjeton një situatë të pazakontë. Çmimet e referencës janë tashmë afër...

“Shkelmin në fyt” portierit të Barcelonës, Muriqi e nis keq La Liga

Një startim sezoni aspak i mirë për Vedat Muriqin në ligën e parë spanjolle. Sulmuesi i Kosovës është larguar me karton të kuq për shkak...

75-vjeçari lë bashkëshorten për një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale

Pensionisti 75-vjeçar kërkon shkurorëzim, pasi ra në dashuri me një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale – ndodhi në Kinë. Një burrë 75-vjeçar nga Kina,...

Miliarderi dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij: Nuk më pëlqen luksi i tepruar

Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte dhënë shumicën e fitimeve të...

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e...

Lajme të tjera

Web TV