Keni dasmë në gusht? Frymëzohuni nga këto 5 modele ‘shik’ dhe super verore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo marrim ftesën për të qenë pjesëmarrëse në një martesë na kapin emocionet dhe kryesisht ankthi se çfarë do të veshim.

Sigurisht që veshja duhet të përshtatet me ambientin, kohën etj. Kur dasma zhvillohet në verë duhet të jemi të kujdesshme të përzgjedhim veshje që transmetojnë freski.

Mini fustan i bollshëm

Jo të gjitha dasmat kërkojnë kode veshjesh formale. Për ceremonitë rinore, të festuara në vende ekskluzive si në plazh ose në fshat, ose në orët veçanërisht të nxehta, pranohet një mini-fustan. Në fakt, me kujdesin e duhur, edhe fustanet më të shkurtër mund të jenë ‘class’. Për festat e ditës fokusi është tek modelet bon-ton, me ngjyra të forta dhe me pamje klasike. Ndërsa për festat e mbrëmjes mund të guxoni me teminat dhe puplat, pa e ekzagjeruar në këtë rast me grimin dhe aksesorët.

Një set

Një set do të ishte perfekt në ceremonitë e dasmave, por jo vetëm. Setet do t’ju lehtësojnë një punë të madhe kur bëhet fjalë për kombinimin, sidomos me aksesorët, sepse shkojnë me çdo gjë. Një palë sandale me takë dhe rripa të hollë do t’ju tregonin shumë elegante.

Fustanet midi

Një fustan midi pak më poshtë gjurit i drejtë, kombinuar me një pëlhurë sipër dhe një palë sandale me takë, do ta përqendronte të gjithë vëmendjen e njerëzve përreth, mbi ju.

Jumpsuit me pantallona ‘palazzo’

Jumpsuit-ët mbeten veshja më elegante dhe magjepsëse për ceremonitë verore. Përzien komoditetin dhe stilin, duke gjeneruar një siluetë komode dhe jashtëzakonisht trendi. Ato variojnë nga modelet më të guximshme, me të çara dhe të prera e deri tek ato më klasike, me shpatulla të mbuluara me mëngë të fryra.

Lexo edhe :  Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

Fustan i gjatë dhe i thjeshtë

Një zgjedhje shumë e zgjuar dhe e bukur janë fustanet e gjatë dhe të thjeshtë, mundësisht në ngjyrat e ëmbla. Në një mot të nxehtë fustanet jo të ngarkuara qoftë në model dhe në ngjyrë do ju tregojnë shumë ‘shik’.

Të fundit

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK...

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e...

Lajme të tjera

Web TV