Tani është zyrtare, Inter prezanton gardianin e ri të portës për dy sezonet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yann Sommer është zyrtarisht futbollist i Interit. Portieri i kombëtares së Zvicrës u bashkohet zikaltërve për 6 milionë euro, pagesë që do të shlyhet në disa këste.

“Ka fëmijë që ëndërrojnë të bëhen sulmues të mëdhenj, ndërsa të tjerë kanë lindur për të luajtur në portë: Yann Sommer i përket kategorisë së dytë”, është fjalia hyrëse e njoftimit për shtyp të Interit.

“I lindur më 17 dhjetor 1988 në Morges, Zvicër, Sommer u rrit në Bazel me mikun e tij, Roger Federer.

Babai dhe xhaxhai i tij luanin si portierë. Që në stërvitjen e tij të pare, kur ishte 4 vjeç, Yann u vendos në portë, ku fëmijët e tjerë donin të shënonin…

I pasionuar pas muzikës, gatimit, arkitekturës dhe fotografisë, Sommer është një personazh i shumanshëm brenda dhe jashtë fushës: Yann është një portier i aftë në lojën me këmbë, por edhe i talentuar me reflekse dhe intuitë të shkëlqyera.

Sezonin e kaluar ai vendosi rekordin e pritjeve në një ndeshje të Bundesligës: plot 19 kundër Bayernit të Mynihut.

Yann ka marrë pjesë në tri Kupa Bote dhe dy Kampionate Evropiane.

Të fundit

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV