Berisha takohet me presidentin e nderit të “Vatrës”, ja çfarë diskutuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me Agim Rexhën, Presidentin e Nderit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Vatra.

Në fokus të bisedës ishin shumë çështje që kanë të bëjnë në ruajtjen e tërësisë tokësore të Republikës së Kosovës, konsolidimin e pavarësisë së saj dhe proceset demokratike zgjedhore “të dëmtuara rëndë nga një grup anti-demokratik që e sundon sot Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Berisha në rrjetet sociale.

Njoftimi i plote i Berishës në rrjetet sociale:

Takim me z. Agim Rexha, Presidentin e Nderit të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës, VATRA.

Të dashur miq, sot prita në një takim të përzemërt z.Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, një aktivist i shquar i çështjes sonë kombëtare.

Në takim unë i shpreha atij dhe Vatrës mirënjohjën e pakufijshme të Partisë Demokratike për rolin dhe mbështetjen e tyre të çmuar ndaj demokracisë në Shqipëri dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës, çlirimit të saj.

Zoti Rexhaj, nuk ka pushuar kurrë së punuari aq sa për Kosovën prej ku ka lindur, po aq edhe për Shqipërinë gjatë tërë jetës së tij, e veçanërisht në vitet e jetës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga vitet ‘80, si aktivist i VATRËS, i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane, drejtuar nga ish Kongresmeni Amerikan me origjinë arbëreshe Joseph DioGuardi, i Lidhjes Demokratike të Kosovës që kur u themelua ajo nga Presidenti tanimë i ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova.

Biseduam me z.Rexha për shumë çështje që kanë të bëjnë në ruajtjen e tërësisë tokësore të Republikës së Kosovës, konsolidimin e pavarësisë së saj dhe proceset demokratike zgjedhore të dëmtuara rëndë nga një grup anti-demokratik që e sundon sot Shqipërinë.

Si përherë, takimet me Vatranët, dhe veçanërisht me drejtuesin e saj veteran, ish-nënkryetar për shumë vite, dhe tani President Nderi i VATRËS, z. Agim Rexhaj, janë të një kënaqësie të veçantë. sb

Të fundit

Shifrat e urisë në Gaza/ Një në tre banorë nuk konsumojnë ushqim për disa ditë rresht

Në një artikull të botuar në Jerusalem Post në janar 2021, kryeministri i atëhershëm izraelit Benny Gantz shkroi, duke...

Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore/ Ja çfarë parashikohet

Rreziku i një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së një herë për një herë u shmang. Trump dhe von der Layen arritën në Skoci...

Analiza/ Si do të ndikojnë pauzat humanitare të Izraelit në krizën e urisë në Gaza?

Të dielën në mëngjes, Izraeli deklaroi se do të nisë një “pauzë humanitare” të përditshme në tre zona me popullsi të dendur të Rripit...

Çfarë ka në pakon ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA-ja po ia shet Ukrainës

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako...

Lajme të tjera

Web TV