Djali i anëtares së KLP-së vrau 55-vjeçarin/ ILD: “Po e ndjekim çështjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitu (Meta) u arrestua të hënën me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, pasi dyshohet se goditi me grushte që i sollën vdekjen 55-vjeçarin Armando Meshau.

Zyrtarisht policia njoftoi se mes dy personave pati një përplasje për “motive të dobëta”, por oficerë në dijeni të hetimit i thanë BIRN se Meta dyshohet të kishte shërbyer si sekser për viktimën për një problem me pronat që ky kishte në Vlorë dhe se Meshau nuk i kishte dhënë shpërblimin.

BIRN mësoi nga grupi i hetimit se Meta dyshohet se ka përdorur emrin e së ëmës, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të nxjerrë përfitime, duke pretenduar se mund të zgjidhte probleme të pronave.

Në rastin që solli konfliktin, Armando Meshau viktima, pretendonte se e kishte gjetur vetë dakordsinë me palën e tretë dhe kishte refuzuar t’i kalonte Metës një apartament që do ishte pagesa e tij për ndërmjetësimin. Kjo solli përplasjen në një kancelari dhe pas debatit me fjalë, dy personat janë qëlluar me grushte që sollën rrëzimin dhe më pas vdekjen e Meshaut. Oficerë të policisë në dijeni të hetimit thanë se Meta e ka mohuar këtë.

Ai ka pretenduar se ka qëlluar me grushte Meshaun për tu vetëmbrojtur dhe se kishte qenë ndërtuesi që e kishte sharë dhe qëlluar i pari. Por arrestimi i Metës dhe akuzat se ai ka përdorur emrin e nënës, vënë në vështirësi anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. E pyetur nga BIRN Mimoza Koçiu, këshilltare për mediat pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, tha se ata po e ndiqnin rastin.

“Kjo çështje është në ndjekje nga ILD”, tha Koçiu. Anëtarja e KLP-së nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi ngjarjen dhe as nëse do të mbante ndonjë qëndrim pas saj. I pyetur nëse rasti ndikonte në perceptimet për një hetim të drejtë, duke qenë se hetohet familjari i një anëtari të KLP-së, kreu i këtij institucioni Alfred Balla mohoi mundësinë për ndikim. “Prokurorët sot janë plotësisht të pavarur dhe askush nuk mund të ndikoj në punën e tyre hetimore e cila kontrollohet nga gjykata”, tha ai.

Lexo edhe :  Alarmoi Greqinë! 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

Balla tha se ngjarja ishte “e rëndë dhe e trishtueshme”, por shtoi se personi i akuzuar ishte mbi 30 vjeç dhe nuk jetonte me prindërit. BIRN mësoi se për të sqaruar rrethanat e vrasjes policia ka thirrur të hënën dhe të martën 10 persona, mes të cilëve dëshmitarë okularë dhe të afërm të viktimës dhe autorit të dyshuar./BIRN

Të fundit

Në Shqipëri e lanë pa punë/ Ardian Koçi merr çmimin “Njeriu i vitit 2025” në Gjermani

Ardian Koçi, ish-drejtori "heroik" i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, ka marrë çmimin "Njeriu i vitit 2025" nga fondacioni gjerman "EuroNatur"....

U ofronte punë të pastrehëve e më pas i vriste, arrestohet 37-vjeçari

Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim penal ndaj një burri të dyshuar për vrasjen dhe copëtimin e të paktën 5 personave në shtëpinë e...

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur...

Surprizon Liverpool! Ofron 40 mln euro për ‘dështimin’ e Juventusit

Verën e kaluar Douglas Luiz u transferua për 51 milionë euro nga Aston Villa te Juventus, por rezultoi një dështim i vërtetë. Braziliani do...

Rreth 296 mijë individë të abonuar/ Sa paguajnë shqiptarët për të pasur internet?

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit...

Lajme të tjera

Web TV