Sapo ka mbushur 101 vjeç dhe punon çdo ditë, neurologu tregon “sekretin” e jetëgjatësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neurologu i njohur amerikan Dr.Howard Tucker, ka mbushur muajin e kaluar plot 101 vjeç.

Mediat e huaja shkruajnë se Tucker ka lindur më 10 Korrik 1922 dhe ai pavarësisht moshës së thyer ende punon me kohë të plotë dhe është mjaft i lumtur me gruan e tij me të cilën ka 66 vite martesë.

Ai ka rrëfyer në një podcast “sekretin” e jetëgjatësisë së tij. Tucker beson se marrëdhëniet e shëndetshme me njerëzit dhe të ndjerit përherë i ri janë elementët që garantojnë një jetë shumë të gjatë. Por veç këtyre, ai jep dhe disa këshilla të tjera.

101-vjeçari është shumë aktiv me aktivitetet sportive, ai vrapon deri në 4.8 kilometra disa herë brenda një jave dhe nuk pi duhan. Tek ushqimi ai është mjaft selektiv!

Në mëngjes ai konsumon drithëra dhe fruta. Ai thotë se pjepri, bananet, luleshtrydhet dhe boronicat shoqëruar me drithëra nuk duhet të mungojnë kurrë në mëngjeset e verës. Po ashtu të dy, bashkë me gruan e tij pinë qumësht me 2% yndyrë të reduktuar dhe janë adhurues të çajit të zi e kafesë.

“Marrja e lëndëve ushqyese që trupi juaj ka nevojë mund t’ju mbrojë nga sëmundje të tilla si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës”, shprehet neurologu.

Tucker thekson se ai zakonisht e anashkalon drekën sepse e bën atë të ndihet më efikas dhe e pengon atë të përgjumet në punë.

Në darkë, ai ushqehet me peshk dhe perime, duke përfshirë shumë brokoli e mish herë pas here. E pas këtyre, sipas tij është e domosdoshme të konsumosh fruta ose akullore.

Darka tipike e Tucker është e ngjashme me dietën mesdhetare, e cila është konsideruar prej kohësh “standardi i artë” për ushqim të shëndetshëm. Dieta fokusohet në perime, yndyrna të shëndetshme si vaji i ullirit, proteina pa yndyrë dhe karbohidratet komplekse si drithërat. Studimet tregojnë se plani i të ngrënit mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të promovojë shëndetin e trurit. Këto sugjerime ndoshta do ju vijnë dhe ju në ndihmë për një jetë shumë të shëndetshme e të gjatë!/E.Ç

Të fundit

“Flija vetëm 2 orë”, Laert Vasili zbulon arsyen e trishtë pse është futur në “BBV4”

Mbrëmjen e djeshme Laerti teksa ka qenë duke biseduar me Valbonën ka treguar edhe arsyen pse është futur në...

Rama darkë me ambasadorët: Shqipëria nuk ka plan B, veç BE-së

“Gjithnjë, në këto raste, ndihme pakza i pezmatuar kur shoh mungesën e fytyrave të njohura, miq të këtij vendi, të cilëve iu është dashur...

Trafik i rënduar në vigjilje të Krishtlindjeve, trafik në hyrje dhe dalje të Tiranës

Në prag Krishtlindjesh trafiku në Tiranë vazhdon të jetë një makth për qytetarët. Konkretisht tek ish-sheshi Shqiponja është krijuar një radhë kilometrike e makinave që...

Zgjedhjet e 2025/ Rama thumbon opozitën: E kam idenë se kush do të dalë fitues

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një tryezë trupin diplomatik në Kavajë, nga ku dhe ka folur për zgjedhjet e vitit 2025. Rama u shpreh...

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Jubileu, ose Viti i Shenjtë, është një periudhë e veçantë në traditën katolike, e cila i kushtohet faljes së mëkateve, pajtimit me Zotin dhe...

Lajme të tjera

Web TV