Goditi pushuesin me fadromë, arrestohet drejtuesi i mjetit dhe përgjegjësi i firmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eshtë vënë në pranga drejtuesi i fadromës që goditi dje një pushues në liqenin e Pogradecit.

Ditën e djeshme, një pushues teksa pushonte pranë liqenit të Pogradecit është goditur nga fadroma që pastronte mbetjet e liqenit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Denis Piperi, 31 vjeç, ndërsa i lënduar mbeti shtetasi me iniciale A. K., 53 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u vu në pranga shtetasi Gentjan Dervishi 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.

Njoftimi i policise:

Goditi me fadromë, gjatë punës për pastrimin e bregut të liqenit, një pushues, i cili si pasojë u dëmtua rëndë, vihet në pranga drejtuesi i këtij mjeti.

Në pranga dhe përgjegjësi i firmës së pastrimit, mbi dyshime për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë ditën e djeshme, për një shtetas të aksidentuar nga një fadromë, në plazhin e Pogradecit, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 31 vjeç (punonjës i një firme pastrimi), banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në plazhin e liqenit, me një mjet teknologjik (fadromë), me të cilin ky shtetas po pastronte mbetjet në bregun e liqenit, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), banues në Tiranë, i cili u dëmtua rëndë dhe për këtë shkak, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :  Patos/ Babë e bir e dhunuan me grushta, 60-vjeçari, godet me kaçavidë të riun

Gjithashtu, nga hetimet për këtë rast, u vu në pranga shtetasi G. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. / S.M

Të fundit

Bonot 12-mujore, norma e interesit qëndron nën nivelin 3%

Norma e interesit e bonove 12-mujore qëndruan nën nivelin 3% në ankandin e parë të muajit qershor. Banka e Shqipërisë...

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në 100 metra lartësi

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij shpërthyes në Ishullin e Madh të Havait,...

Dua Lipa konfirmon fejesën e saj me Callum Turner: Jam shumë e emocionuar

Këngëtarja Dua Lipa ka konfirmuar se është fejuar me të dashurin e saj Callum Turner. Për momentin, çifti po shijon fejesën e tyre, pa...

Çfarë ndodhi? Pas arrestimit, Khaby Lame merr një vendim të fortë

Khaby Lame, influenceri më i njohur në botë i TikTok me miliona ndjekës, është larguar nga SHBA-të pasi u ndalua nga agjentët e imigracionit...

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka treguar se ai ka qenë 10 vjeçar kur edhe e ka takuar për herë të parë ish-kryeministrin në...

Lajme të tjera

Web TV