Parashikoi tërmetin apokaliptik në Turqi/ Gjeologu trondit botën: Do ketë të tjerë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa rajone në Turqi u goditën mbrëmjen e djeshme nga një lëkundje e fuqishme tërmeti, e magnitudës 5.3 e shkallës rihter, që përhapi jo pak panik mes banorëve në Dijarbakr, Antalia dhe Malatya.

Duke folur në mediat turke në lidhje me këto lëkundje, gjeologu Prof. Dr. Naci Görür, paralajmëroi se të tjera do të pasojnë, jo vetëm në zonat e sipërcituara, por edhe në Adana, Kayseri, Adyaman dhe Hakkari.

Kjo, sipas Görür, lidhet me faktin se këto provinca janë afër rajonit ku shtrihet edhe Anadolli Lindor. Ndërkohë, lëkundje më të lehta janë regjistruar në Dijarbakir, ku është raportuar një tërmet me magnitudë 4.2 ballë në thellësinë 16.81 kilometra. Pas saj, lëkundje janë regjistruar edhe në Antalia dhe Malatia.

“E kam deklaruar edhe më parë se nuk do të ishte e habitshme nëse në këtë rajon do të ndodhin tërmete të kësaj natyre. Është shumë e natyrshme. Tani rajoni i Anadollit Lindor është i ndarë nga brezi malor Bitlis-Zagros në pllakën arabe e cila është vazhdimisht duke lëvizur drejt veriut, në drejtim të Euroazisë. Shumica e Anadollit po i afrohet Greqisë. Nëse periudha e përsëritjes është 500 vjet, atëherë fuqia do të grumbullohet dhe do të ketë një tjetër tërmet shkatërrimtar.”/  S.M

Të fundit

Zbulime arkeolgjike në liqenin e Bovillës, i takojnë mesjetës së hershme

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si...

NOTAT/ Manaj dhe Broja ‘ngelin’ në klasë, Hysaj më i miri për tanët!

Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, "SofaScore" ka bërë me dije edhe notat e ndeshjes. Më i miri i gjithë takimit u shpall portieri...

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë kandidati për president në Kolumbi

Kandidati për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë në vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pas një sulmi me armë gjatë një tubimi elektoral...

Masaniello, historia e vërtetë e “Che Guevara”-s napolitane

Epopeja e napolitanit Che Guevara, i cili, nga peshkatar, u bë udhëheqësi i revoltës napolitane të vitit 1647. Derisa u çmend dhe vdiq në...

Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern në botë që rrezikon të mbetet pa ujë

Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, po përballet me një krizë të thellë uji që rrezikon të bëjë qytetin e parë modern në botë që mbetet...

Lajme të tjera

Web TV