FAO: Karantinat, mund të shkaktojnë rritjen e çmimit të ushqimeve në mbarë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karantinat e vendosura në shumë vende të botës, dhe blerja masive e ushqimeve nga paniku, për shkak të pandemisë koronavirusit, mund të rrisë ndjeshëm çmimet e tyre në mbarë botën. Paralajmërimi vjen nga ekspertët e FAO-s në OKB.

Dhe kjo pavarësisht se ka furnizime të bollshme të produkteve jetike në vendet kryesore eksportuese. Me mbi 270.000 të infektuar dhe më shumë se 11.000 të vdekur, epidemia ka tmerruar botën, duke nxitur krahasime me periudha të tilla si Lufta e Dytë Botërore dhe pandemia e Gripit spanjoll të vitit 1918.

“Gjithçka që nevojitet për të shkaktuar një krizë, është blerja në panik nga importuesit e mëdhenj”- thotë Abdolreza Abasian, ekonomisti kryesor në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

“Nuk është një problem furnizimi, por një ndryshim i sjelljes mbi sigurinë e ushqimit. Po sikur pjesa më e madhe e blerësve të mendojnë, se nuk mund të marrin dot furnizimet me grurë ose oriz në maj ose qershor? Kjo mund të çojë në një krizë globale të furnizimit me ushqime”- paralajmëron ai.

Konsumatorët në mbarë botën, nga Singapori në Shtetet e Bashkuara, kanë zënë radhë nëpër supermarkete javët e fundit, për të blerë dhe grumbulluar në shtëpi artikuj ushqimorë që variojnë nga orizi, deri tek dezinfektuesit e duarve dhe letra higjienike.

Dhe këtë javë, parashikimet në bursën e Çikagos për produktet bujqësore, ishin për një rritje të pritshme të çmimit të grurit me më shumë se 6 për qind, rritja më e madhe javore në 9-muajt e fundit. Ndërkohë çmimet e orizit në Tajlandë, eksportuesi i dytë më i madh në botë i grurit, janë ngjitur në nivelin më të lartë që nga gushti i 2013-ës.

Lexo edhe :  Sëmundjet autoimune në rritje, si ndikoi Covid-19 në sistemin imunitar

Edhe industria e drithërave në Francë, po has tashmë shumë vështirësi në gjetjen e kamionëve dhe stafit të mjaftueshëm për të mbajtur në punë fabrikat, teksa blerja në panik e makaronave dhe miellit, po përkon me një rritje të eksporteve të grurit. Kufizimet e vendosura nga disa vende të Bashkimit Evropian në kufijtë e tyre, janë gjithashtu duke i prishur zinxhirët e furnizimit ushqimor, u shprehën përfaqësuesit e industrisë dhe fermerët.

Gjithsesi sipas vlerësimeve të Departamentit të Bujqësisë të SHBA, rezervat globale të grurit pas sezonit të korrjeve në qershor, parashikohet të rriten në 287.14 milionë ton, nga 277.57 milionë tonë një vit më parë. Ndërkohë, rezervat botërore të orizit janë parashikuar të arrijnë në 182.3 milionë ton, krahasuar me 175.3 milion ton një vit më parë.

“Shqetësimi është të kemi ushqim në kohën dhe vendin e duhur. Aziatikët janë të shqetësuar

me pasigurinë në treg. Ne nuk jemi të sigurt për kërkesën. Si do të jetë situata në qershor apo korrik?”- tha një menaxher blerjesh me seli në Singapor. “Biznesi i restoranteve është në rënie, dhe për pasojë kërkesa është tani pak më e vogël”- thekson ai.

S.T

Të fundit

SPAK çon në gjyq për korrupsion punonjësin e Kadastrës Fier dhe 2 persona të tjerë(EMRAT)

Prokuroria e Posaçme dërgoi sot për proces në GJKKO dosjen me 3 të pandehur për korrupsion, mes tyre edhe një punonjës...

Tërhiqet Këshilli Drejtues, vendos shtyrjen e garës për Drejtorin e RTSH

Pas thirrjes nga Komisioni parlamentar i Medias, Këshilli Drejtues i RTSH-së, vendosi me shumicë votash që të pezullojë procesin e zgjedhjes së Drejtorit të ri të...

Më 8 shkurt të gjithë në Tiranë!/ Berisha fton qytetarët sërish në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të protestojnë më 8...

Digjet e gjallë në banesë e moshuara, fëmijët i kishte në emigracion

Një e moshuar është djegur e gjallë brenda banesës ku jetonte e vetme. Mesohet se gjarja ka ndodhur në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh. Banesa...

Asnjë nuk preket

Nga ARTUR AJAZI Të gjithë kujtuan (sidomos në PD) se, “ja Trump ja preu fondet, tani SPAK dështoi”. Apo dhe hamendësi të tjera idiote të...

Lajme të tjera

Web TV