Al-Hilal përgatit ofertën stratosferike për Neymar, ylli brazilian “harron” Barcelonën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar Jr (31 vjeç) është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite tek Al-Hilal. Lajmi u raportua nga RMCsports dhe Fabrizio Romano, të cilët konfirmuan informacionin që po publikonin nga Franca. Braziliani ditët e ardhshme pritet të udhëtojë drejt Riadit për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, mësohet se bëhet fjalë për një ofertë “faraonike” prej 100 milionë eurosh në sezon, duke e bërë atë futbollistin e dytë më të paguar pas Ronaldos.

“Ylli” i PSG-së refuzoi një ofertë prej rreth 80-milionëshe, pasi ishte i fokusuar në rikthimin e mundshëm te Barça, por propozimi i ri nga Liga Saudite e ka “larguar” nga “blaugranat”.

Pas largimit të Dembélésë te PSG, informacione të ndryshme e lidhën edhe një herë numrin 10 brazilian me Barçën, por rikthimi i tij dukej shumë i ndërlikuar. Mbi të gjitha për shkak të dy faktorëve: situatës delikate ekonomike të Barçës dhe faktit që Xavi nuk e shihte atë si të përshtatshëm për ekipin.

Neymar do t’u bashkohej tek Al Hilal emrave të tillë si Malcom, Milinkovic Savic apo Koulibaly.

Al Hilal ishte skuadra që i bëri një ofertë lashtë çdo logjike Leo Messit përpara se shtatë herë fituesi i Topit të Artë të nënshkruante me Inter Miamin.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV