Zbulohet monedha romake 1800-vjeçare, e gjeti një fëmijë teksa luante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë nëntë vjeçar, duke luajtur pas shkollës, zbuloi aksidentalisht një monedhë romake 1800-vjeçare në Bremen të Gjermanisë.

Një denar argjendi i rrallë romak nga koha e perandorit Marcus Aurelius, i cili sundoi 161-180. Bjarne e gjeti verën e kaluar në Bremen-Arsten teksa luante me shokët e tij të klasës. Ai e mori monedhën në shtëpi dhe më pas bashkë me prindërit iu drejtuan arkeologëve të qytetit.

Për këtë arsye u prezantua për publikun vetëm këtë vit. Arkeologia e Bremenit, Uta Hale tha se “kjo monedhë dihet se është diçka e veçantë në Bremen”.

Ajo shtoi se ka vetëm dy monedha të tjera të krahasueshme në atë shtet federal gjerman, duke theksuar se kjo është gjetur në një zonë që nuk ishte nën Perandorinë Romake. Hale beson se monedha i përkiste një mercenari romak dhe ishte tregtuar ose një suvenir nga udhëtimi.

Arkeologia tha gjithashtu se zbulimi është shumë i rrallë dhe shtoi se në Bremen nuk ka shumë vende ku fëmijët mund të gërmojnë në tokë./K.B

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV