Hiqet taksa e pronës për pensionistët, invalidët dhe personat me ndihmë ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pensionistët, personat me ndihme ekonomike si dhe invalidët do të përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme. Lavdrim Sahitaj, kreu i drejtorisë së përgjithshme të taksës dhe pasurisë në Ministrinë Financave shpjegon draftin i cili tashmë është hedhur në konsultim dhe  kush përfiton.

“Kemi përjashtuar pensionistët, invalidët, ata që marrin ndihmë ekonomike, kemi përjashtuar nga taksa disa hotele që kanë brand turistike, kemi përjashtuar parcelat bujqësore, të cilat për pesë vitet e para nuk do të tatohen””, tha ai.

Qytetarët dhe bizneset do të paguajnë  taksën e pasurive të paluajtshme duke iu përafruar çmimit te tregut por taksa do të aplikohet sipas kategorive .Për banesat parashikohet që të aplikohet një taksë që varion nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës.

“Për banesat është parashikuar, ende jemi në diskutim, por propozimi është që të jemi në masë 1.0-0.2 % dhe për parcelat që janë për funksion tregtar të jenë nga 0.15-0.3% dhe për parcelat që janë prona bujqësore të jenë në njësinë 0.1-0.3 %”, tha ai.

Taksa e pronës për apartamentin e dytë parashikohet të jetë deri në dyfish më e lartë, ndërsa për banesën e parë parashikohet  një zbritje deri në 50%  të vlerës së banesës, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.

“Për banesën e parë të gjithë qytetarët do kenë një bonus zbritje deri në 50% të vlerës së taksueshme të vlerës së pasurisë. I kemi të ndarë kategoritë sipas rretheve”, theksoi Sahitaj.

Këto ndryshime parashikohen të hyjnë në fuqi në vitin 2026./E.T

Të fundit

Marrëveshja Rama-Meloni/ Apeli i Romës vendos që emigrantët Gjadër të kthehen në Itali

Për herë të tretë, Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur të mos konfirmojë ndalimin e disa prej 43...

“Ka kryer krime kundër popullit sirian”/ Arrestohet kushëriri i Bashar al-Assad

Gjeneral brigade Atef Najib, ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Politike në Deraa, u arrestua në Latakia. Ai është zyrtari më i lartë i regjimit...

Trump nuk heq dorë: Tarifat për Kanadanë dhe Meksikës do të fillojnë nga 1 marsi, por…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë dhe Meksikës që do të fillojnë më 1 mars. Sipas mediave të...

Norvegjia ndalon anijen ruse,dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Trump dëbon mbi 1800 shqiptarë/ Të paligjshëm në SHBA, preken nga urdhri

Urdhri i Donald Trump për dëbimin e emigrantëve të palgjishëm nga Shtetet e Bashkuara prek edhe 1 mijë e 875 shqiptarë.   Sipas një dokumenti të...

Lajme të tjera

Web TV