Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktori i “Game of Thrones”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori britanik Darren Kent, i cili ka luajtur në “Game of Thrones” dhe në serialin “East Enders”, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare.

Aktori, i cili pati një betejë të gjatë shëndetësore, u shfaq në një episod të vitit 2014 të serialit hit të HBO “Game of Thrones”. Në fillim të këtij viti, aktori i ndjerë luajti rolin e një kufome në filmin “Dungeons and Dragons: Honor Among Thieves”.

​Darren ka punuar së bashku me emra të mëdhenj në Hollywood, duke përfshirë yllin e “Twilight”, Kristen Stewart dhe Kiefer Sutherland. Gjatë karrierës së tij, ylli britanik u shfaq në “Snow White and the Huntsman” duke luajtur rolin e një fshatari. Ai shijoi një rol në serialin britanik “East Enders” për dy episode vitin e kaluar, me rolin e Scott.Aktori britanik luftoi për vite me radhë me osteoporozën, artritin dhe një çrregullim shumë të rrallë të lëkurës. Darren, gjithashtu, i kushtoi kohë mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara. Të gjithë bashkëpunëtorët, fansat, por edhe kolegët e aktorit kanë shprehur ngushëllime për këtë ndarje të parakohshme./E.ç

Të fundit

“Njerëzit e dinë që jam homoseksual,” ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me burrë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me...

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Konflikti raportohet se...

“Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale....

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Lajme të tjera

Web TV