13 vite pas tripletës, Inter nënshkruan me sulmuesin Marko Arnautovic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi më në fund përqafon ose më mirë ripërqafon sërish sulmuesin e ri, Marko Arnautovic. Austriaku, i cili mbërriti në Milano të martën në mbrëmje, është zyrtarisht lojtar zikaltër 13 vjet pas përvojës së parë si zikaltër.

Sulmuesi ka nënshkruar me Interin në formë huazimi nga Bologna, me të drejtën blerjes nga ekipi milanez më fund të sezonit.

“Jam këtu për të fituar dhe për të shënuar gola. Jam ndryshe nga Markoja i 13 viteve më parë, jam këtu për të sjellë trofe” ishin fjalët e para të Arnautovicit si futbollist i Interit.

“Jam i gëzuar, është nder i madh për mua të luaj përsëri për Interin. Trembëdhjetë vjet më parë isha më shumë tifoz sesa lojtar, sot jam këtu për të ndihmuar ekipin që të fitojë. Jam i rritur, nuk jam ai Markoja kokëfortë që nuk mendonte aq shumë për futbollin. Tani është ndryshe, jam i qetë dhe i rritur në moshë dhe karakter.

Unë jam i fortë fizikisht, kam ardhur këtu për të shënuar gola dhe di si ta bëj këtë.”

Të fundit

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Lajme të tjera

Web TV