Bizhuteritë nuk janë thjesht një aksesor, është një reflektim i stilit, personalitetit dhe kujtimeve tona të dashura. Ndaj pastrimi i tyre kërkon kujdes dhe vëmendje për të ruajtur shkëlqimin dhe bukurinë. Metodat që përdoren mund të ndryshojnë në varësi të llojit të bizhuterive dhe materialeve që përbëhen.
Këtu janë disa mënyra të përgjithshme që mund ti përdorni pa frikë për të pastruar bizhutë dhe të ruani bukuritë e tyre për vite me radhë.
1.Bizhuteri ari dhe argjendi
Përzieni disa pika detergjenti të lëngshëm enësh në ujë të ngrohtë. Vendosini bizhuteritë në një enë me përzierjen e krijuar për disa minuta dhe më pas pastrojini me një furçë të butë (si furçë dhëmbësh) për të hequr papastërtitë dhe vajrat. Shpëlajini me ujë të pastër dhe thajini.
2. Bizhuteri me gurë të çmuar
Përdorni të njëjtën përzierje uji dhe sapuni siç e përmendëm edhe më sipër, por shmangni lagien e gurëve të çmuar pasi ato mund të dëmtohen nga uji.
3. Bizhuteri me perla
Përdorni një leckë të lagur me sapun dhe ujë dhe fshijini butësisht perlat. Shmangni zhytjen e perlave në ujë, pasi uji mund të dobësojë fillin e mëndafshit që i mban së bashku. Gjithashtu shmangni kimikatet sepse perlat janë shumë të ndjeshme ndaj kimikateve.
4. Bizhuteri kostumesh
Përdorni një leckë të butë. Bizhuteritë e kostumeve shpesh kanë elementë të ngjitur, prandaj është më mirë t’i mbani larg ujit të bollshëm për të parandaluar dëmtimin./E.Ç