Tre veprime të përditshme që rrisin rrezikun e diabetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që rëndom prek njerëzit mbi moshën 45 vjeçare dhe formohet kur trupi ka një rezistencë të lartë ndaj insulinës.

Tre veprimet e mëposhtme rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ju bëjnë më të rrezikuar të prekeni nga diabeti i tipit 2.

Neglizhenca ndaj mëngjesit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe ka një arsye për këtë.

Kur hiqni dorë nga mëngjesi, niveli i sheqerit në gjak do të rritet ndjeshëm dhe më shumë se në çdo vakt tjetër. Kur niveli i sheqerit në gjak është më i lartë, pankreasi duhet të çlirojë më shumë insulinë.

Kësisoj ai rrit ndjeshmërinë e trupit ndaj saj. Uria gjatë ditës, e shtyn më pas njeriun të zgjedhë produkte jo të shëndetshme dhe të hajë më shumë.

Mos hiqni dorë nga mëngjesi dhe sigurohuni që të konsumoni më shumë fibër, karbohidrate komplekse dhe proteinë.

Pagjumësia

Pagjumësia kontribuon në zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Drobitja që pëson njeriu nga mungesa e gjumit zgjat gjithë ditën dhe nxit urinë por edhe ndryshime hormonale.

Nëse njeriu fle më pak se shtatë orë në natë, trupi çliron më pak insulinë dhe më shumë kortizol. Ky hormon e bën më të vështirë shpërbërjen e glukozës dhe rrjedhimisht niveli i sheqerit në gjak do të jetë më i lartë.

Mungesa e Vitaminës D

Vitaminat në përgjithësi janë të shëndetshme. Mungesa e vitaminës D ju rrezikon ndaj një sërë sëmundjesh, përfshirë këtu edhe diabeti i tipit 2.

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë sasi të mjaftueshme të vitaminës D në trup janë 43 pëqind më pak të prirur për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Mungesa e zgjatur e vitaminës D shkakton çrregullime të masës minerale të kockave dhe fraktura tek fëmijët dhe të rriturit.

Lexo edhe :  Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Mungesa e kësaj vitamine, nxit problemet me kockat, muskujt dhe mund të kontribuojë në shfaqjen e osteoporozës.

Studime të shumta e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me depresionin, sëmundjet e zemrës, çrregullimet imunitare, infeksionet dhe shtimin e qelizave të dëmshme.

Atë mund ta gjeni tek: e verdha e vezëve, qumështi, peshku, djathi, bamjet dhe fasulet./E.Ç

Të fundit

Lajm i keq për shqiptarët, Komisioni Europian parashikon ç’do ndodhë me ekonominë tonë

Komisioni Europian ka publikuar raportin e pranverës, teksa vlerëson në ngadalësim ekonominë shqiptare. Sipas raportit, ekonomia e Shqipërisë do...

Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka vendosur të thyejë heshtjen dhe...

Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet...

Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij,...

Lajme të tjera

Web TV