Studimi: Si ndikon divorci te burrat me diabet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burrat me diabet, të cilët janë të divorcuar, rrezikohen më shumë për t’iu amputuar një pjesë ose komplet këmbët, ka zbuluar një studim i ri.

Njerëzit me diabet që janë të divorcuar kanë 67% më shumë gjasa që t’i nënshtrohen një amputimi të gjymtyrëve (prerje e gjymtyrëve) të poshtme sesa ata që janë të martuar. Burrat janë në rrezik 57% më shumë se gratë.

Të dhënat dolën nga një hulumtim i kryer midis 66,569 personave me diabet në Suedi dhe detajet do të prezantohen në një konferencë të specialistëve të sëmundjes.

Nevoja për amputim të gjymtyrëve të poshtme është një efekt anësor serioz, por i zakonshëm i diabetit dhe më të rrezikuar janë njerezit me diabet të tipit 1 dhe 2.

Autorët e studimit thanë se nuk ishin të sigurt pse të divorcuarit e të dy gjinive ishin më të rrezikuar se të martuarit, por spekuluan se kjo “mund të jetë për shkak të një ndryshimi në kujdesin ndaj vetes dhe zakoneve ushqimore të vërejtura tek njerëzit kur divorcohen dhe ka më shumë gjasa të jetojnë vetëm.

Të dhënat do të rishikohen në konferencën vjetore të Shoqatës Europiane për Studimin e Diabetit në fillim të tetorit./E.Ç

Të fundit

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Edhe për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët...

Shpallet në kërkim administratori i “Bana King”, Trifon Murataj

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim Trifon Murataj 56 vjeç pronarin e kompanisë ‘Banaking’. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të...

Topalli me shqiptarët e Bremenit: Në 11 maj të hapim një kapitull të ri për Shqipërinë

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Bremenit, në Gjermani. Duke publikuar pamjet e takimit përmes një...

Panelet diellore/ Hapen aplikimet për abonentët familjarë

Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi fut PSD-në në garë, ja dokumenti zyrtar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi është regjistruar në KQZ ditën e sotme për garën elektorale të 11 Majit. Kërkesa është depozituar ditën...

Lajme të tjera

Web TV