Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis/ Presidenca: Ka agjendë të përcaktuar më herët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, për të marrë pjesë në një darkë informale, e parashikuar për datën 21 gusht.

“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë’, thuhet në përgjigje.

Kreu i shtetit më tej thotë se e vlerëson kryeministrin grek për vëmendjen që ka ndaj zhvillimeve, të cilat lidhen kryesisht me çështjet e sigurisë së Evropës. Shkak për refuzimin e ftesës, siç konfirmon prësidenca është bërë agjenda e z. Begaj, e cila është caktuar më herët.

“Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, thuhet më tej.

Të fundit

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një...

15 Marsi – dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën, Botërori 2030 luhet me 64 skuadra

FIFA kërkon të rrisë numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, me 64 të tilla në 2030-n. FIFA ia doli të...

Në kërkim për drogë, vjedhje e plagosje, katër të arrestuar në Tiranë

Katër shtetas janë arrestuar nga policia, në vijimësi të operacionit të koduar “Catxh”. Njëri prej të arrestuarve, ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit...

Rrugën për votat! Banorët në Kukës paraqesin kërkesat: As miq nuk na vijnë nga rruga

Banorët e 5 fshatrave të njësive administrative Kolsh, Surroj e Arrën kanë protestuar para institucionit të Bashkisë së Kukësit për lënien në dorë të...

Lajme të tjera

Web TV