Pochettino për interesin e Milanit për Brojën: Besojmë tek ai, mund të jetë i rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emri i Armando Brojës është përmendur shumë gjatë kësaj jave në Itali, pasi ekipe shumë të rëndësishme si Milan dhe Roma janë vënë pas sulmuesit shqiptar.

Chelsea fillimisht kishte refuzuar, por megjithatë kishte lënë një dritare të hapur, por sinjalet e fundit tregojnë se 21-vjeçari nuk do lëvizë nga Londra.

Ka qenë trajneri Pochetino, ai i cili ka folur për sulmuesin shqiptar pavarësisht se nuk është pyetur. Në konferencën për shtyp argjentinasi komentoi shanset që Chelsea të afrojë një sulmues deri në fundin e merkatos pas dëmtimit të Nkuku-t:

“Ne jemi duke punuar dhe parë të gjitha mundësitë që do na sjellë merkato, për mundësi të vërteta transferimi, por në të njëjtën kohë nuk duhet të harrojmë Armando Brojën. Ne vërtetë besojmë tek ai. Mund të jetë realisht një sulmues i rëndëishëm për Chelsea-n.”

Broja më në fund ka lënë pas dëmtimin dhe ka gjasa që të grumbullohet të dielën kundër West Ham, që është edhe ndeshja e javës së dytë për Chelsea-n në Premier League.

Të fundit

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Përgjatë viteve, në Ballkan janë ndërtuar mure, janë vendosur gardhe, janë vizatuar kufij, por një rrezik i padukshëm ka...

“Arrest me burg” për babain monstër në Fier! Zbardhet ekspertiza

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën...

2 korrik 1990: Në Prishtinë shpallet Pavarësia e Republikës së Kosovës nga Serbia

Më 2 korrik 1990, në një akt të guximshëm dhe historik, 113 deputetë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet: Në 24 orë u raportuan 28 vatra

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

“Tirana, Kryeqendra e Shqiptarisë”, Veliaj ndan momente nga “Parada e Shqiptarëve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga Parada e Shqiptarëve e zhvilluar një vit më...

Lajme të tjera

Web TV