E pabesueshme/ I ndalon zemra kur po shihte TV, shpëtohet nga partnerja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërhyrja e menjëhershme e gruas së tij shpëtoi nga vdekja e sigurt një 53-vjeçar. Teksa ky i fundit po shikonte televizor, ra në divan pa ndjenja. Ai kishte kaluar në arrest kardiak dhe zemra nuk i rrihte.

Për fatin e tij të mirë, gruaja e tij, Chris kishte marrë një kurs CPR si pjesë e punës së saj, një kurs që i shpëtoi jetën. Duke ditur se çfarë të bënte, ajo e zhvendosi atë nga divani në dysheme, thirri 911 dhe filloi presimin në gjoks. Pas gati 10 minutash, mjekët ndihmës mbërritën, filluan CPR në mënyrë të specializuar dhe e lidhën me një defibrilator të jashtëm të automatizuar. U deshën shtatë goditje nga defibrilatori për të vendosur një ritëm të qëndrueshëm të zemrës.

Më pas ai u dërgua në spital, ku u rikuperua gradualisht. Sa i përket fazës së rikuperimit, ai kaloi pak më shumë se një muaj në ambientet spitalore, shumë më pak nga sa kishin parashikuar mjekët, duke u kthyer në shtëpi në shtator 2019. Vetëm kohët e fundit, rreth katër vjet pas arrestit kardiak, ai ndjehet plotësisht i shëruar. Mirëpo, nëse gruaja e tij nuk do të kishte vepruar në kohë, 53-vjeçari nuk do mund të shpëtonte dot.

Të fundit

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV