Zgjedhjet në Kukës/ KQZ vendos që PL të propozojë 2 komisionerë të KZAZ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi këtë të shtunë se partia e lirisë do të ketë të drejtën nga partitë opozitare për të propozuar 2 anëtarë të KZAZ-së për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit.

Ky vendim u kundërshtua nga partia demokratike zyrtare e cila paralajmëroi përmes përfaqësuesit ligjor, Rezart Kthupi se do e ankimojë.

Partia e Lirisë do të propozojë 2 anëtarë të KZAZ-së për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës. Është ky vendimi i marrë nga komisioni qendror I zgjedhjeve i cili e argumentoi këtë me numrin e votave të marra të koalicionit ‘bashkë fitojmë’ në zgjedhjet e 14 majit.

“Ky si subjekt ka një numër votash të tillë që e bën atë që minimalisht të pretendojë të drejtën për të propozuar anëtarë të KZAZ-së si parti politike e opozitës që ka marrë më shumë vota në zgjedhje.”- tha kryekomisioneri.

Ky vendim u kundërshtua nga partia demokratike zyrtare e cila paralajmëroi përmes përfaqësuesit ligjor, Rezart Kthupi se do e ankimojë.

“Vendimi i sotëm i zotit Celibashit është në vazhdën e vendimeve të 14 majit, vendime të cilat janë për zbatimin e projektit politik të Sali Berishës që të transferojë votat e demokratëve tek partia e Ilir Metës. Nëse në zgjedhjet e 14 majit kishim një pjesë të transferimit politik ku me votat e demokratëve u zgjodhën kandidatët e Ilir Metës. Me vendimin e sotëm kemi transferimin ligjor të këtyre votave duke caktuar partinë e lirisë, partinë e opozitës dhe ajo që cakton dhe komisionerët për zgjedhjet lokale. PD do të mbrojë cdo votë të cdo demokrati, qoftë në rrafshin politik, qoftë në rrafshin ligjor”- tha Rezart Kthupi përfaqësues ligjor i PD-së në KQZ.

Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor përbëhen nga 7 anëtarë ku Partia Socialiste do të propozojë 3 anëtarë ndërsa ajo demokratike 1. Anëtari i 7 do të hidhet me short mes partisë socialiste dhe asaj të lirisë. Afati për të sjell propozimet është 21 gushti. 

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV