Ankthi i natës po të shkatërron gjumin? Ka disa mënyra për ta menaxhuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ankthi është një ndjesi krejtësisht normale që u ndodh të gjithëve në periudha të ndryshme të jetës, thonë psikologët. Njerëzit mund ta përjetojnë shumë herë dhe shkaqet janë nga më të ndryshmet, por ankthi i natës është mbase më i frikshëm nga llojet e tjera. Zakonisht është pasojë e shqetësimeve që mund të kemi në lidhje me gjërat që na ndodhin në përditshmëri.

Ndoshta është një paralajmërim për diçka që mund të shkojë keq, por në rastet më të mira, është një mënyrë për të na paralajmëruar që duhet të dalim në kërkim të një rruge të re.

Por mund të ndodhë që ankthi i natës të jetë pasojë e shqetësimeve imagjinare ose të parashikuara. Mes nesh ndodh që e ekzagjerojmë diçka që mund të menaxhohet më lehtë, mund të jetë një simptomë stresi që na pengon të flemë, madje mund të jetë edhe pasojë e një trajnimi fizik intensiv, i cili aktivizon sistemin nervor dhe, nga ana tjetër, pengon mendjen të shkëputet.

Këshilla për të menaxhuar ankthin e natës

Sigurisht, nuk po renditim së pari “zbuloni ku është problemi” apo “shkoni te psikologu”. Pa dyshim, këto dy mënyra ju ndihmojnë për ta menaxhuar ankthin e natës, megjithatë mundohuni të jeni psikolog i vetes me këto mënyra të thjeshta.

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike janë të nevojshme, sepse sjellin shumë përfitime jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Studimet tregojnë se praktika sportive përmirëson gjendjen shpirtërore duke ndihmuar në lëshimin e neurokimikateve të tilla si serotonina ose endorfina, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë. Ama, siç e thamë më lart, jo aktivitet fizik intensiv, sepse kështu ankthi do t’ju shtohet.

Lexo edhe :  Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

Ushtrimet e lehta fizike para gjumit zvogëlojmë stresin dhe ankthin, pasi zvogëlojnë praninë e kortizolit në trupin tonë.

Praktikoni “Mindfulness”

Praktika “Mindfulness” ka një efekt pozitiv në luftimin e ankthit, stresit ose pagjumësisë. Mendja është një “motor” që kontrollon aftësinë për të qenë të vetëdijshëm. “Programi i Reduktimit të Stresit të Bazuar në Mendje” (MSBR) përmirëson ndjeshëm mirëqenien e njerëzve që e kanë përdorur. Një studim nga Universiteti i Utah-ut tregoi që MBSR jo vetëm që ndihmon në uljen e stresit dhe kontrollimin e ankthit, por mund të na ndihmojë të flemë më mirë.

Krijoni një regjim

Pagjumësia dhe ankthi gjatë natës mund të ndodhin edhe nga mungesa e një regjimi. Nëse fle një ditë në orën 23:00, ditën tjetër në 3 të mëngjesit dhe ditën tjetër në 12:00, kjo nuk është mënyra më e mirë për ta menaxhuar ankthin. E njëjta gjë vlen për zgjimin çdo ditë në kohë të ndryshme. Gjithmonë preferohet të kesh një orar pak a shumë fiks, që lejon ritmin të mbetet i pandryshuar dhe të kesh një gjumë cilësor./E.Ç

Të fundit

“U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz”, Rama sinjale të forta në Fier

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Bashkinë e Fierit, e drejtuar nga politikani dhe ish-deputeti socialist Armando Subashi....

Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ka dhënë një mesazh të qartë politikës shqiptare teksa nënvizoi se rekomandimet e dërguara përmes Kuvendit nuk janë...

Granit Xhaka “tradhton” Milanin, po transferohet te një tjetër ekip italian

Granit Xhaka është drejt kalimit në Serie A, por jo te Milani. Gjatë disa javëve të fundit ka pasur një flirt mjaft të rëndësishëm...

Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një takim me drejtues vendorë dhe...

Salianji: Dënim politik për të më hequr nga zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim me 1 vit heqje lirie...

Lajme të tjera

Web TV