Padia ndaj Michael Jackson: 2 persona akuzojnë sërish yllin e ndjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy burra në të dyzetat, Wade Robson dhe James Sadechuck, janë shprehur se Michael Jackson i ka abuzuar seksualisht për vite me radhë, kur ata ishin të mitur dhe thonë se mund ta rihapin sërish çështjen e cila “u bllokua nga kompania” e këngëtarit. Ata supozojnë se kompanitë ishin përgjegjëse për mbrojtjen e tyre.

Robson dhe Safechuk pretendojnë se abuzimi ndaj tyre nisi në fund të viteve ’80, ndërsa qëndronin në fermën Neverland. Akuzat u paraqitën edhe në dokumentarin “Leaving Neverland” (2019), të cilin familja e Jackson e cilësoi si një “lincim publik”.

Në vitin 2020, gjykata e Los Angeles vendosi që Safechuck nuk mund të vijonte të hidhte në gjyq bizneset e Jackson, pasi ato s’e kishin për detyrë ta mbronin dhe të kujdeseshin për të. Një vit më vonë, një verdikt i ngjashëm u dha edhe për Robson.

Por, çështja pritet të rihapet nga gjykata e apelit në Kaliforni. Vince Finaldi, avokati i Safechuck dhe Robson tha se gjykata i kishte rrëzuar vendimet e mëparshme, të cilësuara shpesh si të gabuara dhe kundër ligjit të Kalifornisë. Sipas tij, ato kishin vendosur një precedent të rrezikshëm që kërcënonte fëmijët.

Nga ana tjetër, një ndër avokatët e Jackson, Jonathan Steinsapir, është thuajse i bindur që Jackson është i pafajshëm dhe u shpreh se akuzat ishin “kundër të gjitha provave të besueshme”.E.Ç

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV