Mediat e huaja jehonë Linit në Pogradec/ Fshati 8500-vjeçar, një thesar i vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para një muaji ekipi i arkeologëve të cilët kishin hulumtuar rreth Linit në Pogradec prej 4 vitesh, e konfirmuan atë zyrtarisht si vendbanimin më të vjetër të gjetur deri më sot në Europë.

“Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme të ulur në Evropë të strehuar pas një fortese me thumba mbrojtëse nën një nga liqenet më të vjetër në botë,” shkruan në një artikull USA Today.

Mes 200 dhe 500 njerëz besohej se jetonin në vendbanimin e zbuluar rishtazi me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë.

Zbulimi nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, Shqipëri, konfirmon se vendbanimet në breg të liqenit të rajonit i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut janë shumë më të vjetra sesa pritej nga arkeologët, tha Albert Hafner, profesor i arkeologjisë nga Universiteti i Zvicrës, Bern.

Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha për AFP se “ndërtimi i fshatit të tyre mbi shtylla ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje”.

Sipas arkeologëve, do të duhen edhe dy dekada që vendbanimi të eksplorohet dhe studiohet plotësisht dhe të nxirren përfundimet përfundimtare./E.T

Të fundit

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur...

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Lajme të tjera

Web TV