“Të qara, dhimbje fizike”, Xhensila Myrtezaj rrëfen përjetimet e shtatzënisë së dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatzënitë nuk janë njëlloj… të gjitha nënat mund ta dëshmojnë këtë me siguri të plotë. “Tek e para më haheshin ëmbëlsirat, tani më hahen më shumë turshitë dhe djathi”, “te vajza isha shumë e lumtur, tani më vjen vetëm të qaj…”

Këto përjetime nënat në pritje i ndajnë shpesh me mikeshat apo të afërmit e tyre duke dëshmuar edhe një herë se asnjë shtatzëni nuk i ngjan tjetrës.

Kjo ndodh, pa dyshim, edhe mes personazheve të njohur. Edhe nënat e famshme janë njëlloj si të tjerat, kanë përzierje emocionesh të ëmbla dhe të hidhura, kanë shtim në peshë, kanë dhimbje, kanë trishtim, lumturi e kështu me radhë.

Edhe Xhensila Myrtezaj nuk po e përjeton njëlloj si me Ajkën shtatzëninë e dytë, ndonëse me po të njëjtën lumturi. Këngëtarja ka ndarë së fundi një video ndërsa është duke bërë yoga, por ka vendosur edhe të ndajë me të gjitha nënat që janë në të njëjtat kushte me të përjetimet e kësaj shtatzënie.

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale), sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron te sensi i masës. Secila nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperiencë personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta” – shkruan Xhensila.

Në vijim, ajo tregon si e ka gjetur qetësinë në këto ditë të mbushura me emocione të ngatërruara.

Lexo edhe :  Intervista e rrallë e Brad Pitt, flet për herë të parë për ndarjen nga Angelina Jolie

“Në vazhdim dua që të bashkudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë më qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”./ E.Ç

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV