Jo vetëm si bimë mjekësore, gjithçka rreth hithrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore.

Më herët hithrat janë përdorur për të kuruar disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo. Pas studimeve është konkluduar se hithrat përmbajnë ingredientë që mund të ulin inflamacionin.

Hithrat mund t’i gatuani si sallatë, me vaj ulliri e limon, në byrek, supë apo salca të shijshme që shoqërojmë mishin ose peshkun. Mos anashkaloni pa bërë ndonjë ushqim, çaj, pije apo edhe maska të freskët me hithra. Hithra është e pasur me hekur, kalium, magnez dhe vitaminat A, B, E, D dhe K. Ky kombinim sigurisht që do t’ju japë fuqi dhe do t’iu ndihmojë të luftoni kundër lodhjes pranverore.

Konsumojeni atë gjithashtu në rastet kur keni avitaminozë, gjakderdhje, dhimbje menstruale apo probleme me stomakun. Çaji i hithrës pa problem mund ta zëvendësojë kafen e mëngjesit. Kjo pije konsumohet edhe për detoksikimin e organizmit si dhe për dobësim. Hithra është efikase për anemi, qarkullim të dobët të gjakut, diarre, astmë, kancer, shërimin e plagëve dhe probleme të tjera./E.Ç

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV