FOTOT/ Ra në dashuri me të dënuarin, dënohet me 16 muaj oficerja e burgjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçare me profesion oficere burgu, është dënuar me 16 muaj pasi akuzohet se informonte një të dënuar me të cilin ra në dashuri gjatë shërbimit për të fshehur celularin e paligjshëm në qeli gjatë kontrolleve.

Aisha Golsby punonte si oficere në HMP Portland, në Dorset, kur u përfshi në një lidhje dashurie me të dënuarin Deano Harrison.

21-vjeçari Harrison, i cili ishte dënuar për grabitje dhe shpërndarje droge krijoi marrëdhënie dashurie me oficeren simpatike, duke i dërguar fillimisht mesazhe në Instagram nga celulari që kishte futur në burg në mënyrë të paligjshme.

Dyshja patën telefonata të gjata dhe i dërguan njëri-tjetrit mesazhe dhe foto nudo. Madje në një prej sms-ve i dënuari i thoshte oficeres se kurrë më parë nuk e kishte ndjerë dashurinë që po i falte ajo. Në krahun tjetër Aisha shkruante se i besonte atij me gjithë shpirt.

Sipas dosjes hetimore, oficerja dërgonte raporte tek shefat e saj për të burgosur të tjerë që kishin telefona celularë, por kurrë nuk e denoncoi Harrison për shkak se kishte rënë në dashuri me të.

Madje, ajo shkoi aq larg sa i tregoi të dashurit të saj të burgosur se një ekip kolegësh po kryenin kontrolle nëpër qeli, ndaj ai duhej të fshihte telefonin.

Celulari i tij në fund u gjet dhe kolegët e shokuar të Golsby zbuluan marrëdhënien mes saj dhe Harrison. Ajo u pezullua nga puna para se të jepte dorëheqjen dy muaj më vonë.

Më vonë 23-vjeçarja u deklarua fajtore për tre akuza për sjellje të pahijshme në një zyrë publike dhe u burgos me vendim të Gjykatës së Kurorës së Bournemouth./nsh

Të fundit

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve,...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

11 maji, PD ankimon rezultatin paraprak të zgjedhjeve për qarkun Kukës

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit, për qarkun Kukës, raporton...

Takim i pazakontë në Stamboll/ Erdogan pret udhëheqësin e ri të Sirisë, Ahmed al-Saraa

Një takim me dyer të mbyllura është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe në Stamboll, ku presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti për herë të parë...

Lajme të tjera

Web TV