‘Duan të na djegin’/Shqiptari rrëmben 25 emigrantë të paligjshëm të gjetur në pyjet greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur qyteti i Aleksandropolit është mbuluar nga flakët në të katërta anët, një shqiptar që jeton prej 33 vitesh në këtë zonë është vënë në pranga, pasi publikoi një video të pazakontë në llogarinë e tij në twitter ku tregon se ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm, që sipas tij janë përgjegjës për zjarret.

Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, në videon e publikuar ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.

“Kam rrëmbyer 25 emigrantë, këta duan të na djegin. Janë 25 bastardë këtu dhe i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”- thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

Tutje, në videon e publikuar ai vijon të bëjë komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.

Mediat greke bëjnë me dije se policia e ka arrestuar shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë vetëm pak orë më vonë.

Ndërsa ditën e djeshme një tjetër tragjedi me emigrantët është raportuar nga Greqia. Trupat e 18 emigrantëve janë gjetur të shkrumbuar në një pyll që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Evros të Greqisë. Lajmi tragjik është konfirmuar për mediat greke nga zyrtarë te departamentit të zjarrfikësve. Dyshohet se emigrantët kanë hyrë ilegalisht në Greqi dhe kanë qenë të fshehur në pyll ku janë zënë në kurth nga flakët.

Të fundit

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin...

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e...

Lajme të tjera

Web TV