U diagnostikua me tumor në tru/ Ndahet nga jeta aktorja legjendare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, Hersa Paradi, e njohur edhe nga roli i “mësueses” në “ Shtëpia e Vogël në Livadh ”. Aktorja e njohur u diagnostikua me tumor në tru dhe në fund nuk ia doli. Ajo dha frymën e fundit të mërkurën në Norfolk, Virxhinia, në shtëpinë e djalit të saj, Jonathan.

Sipas Hollywood Reporter, Hersha Paradi kishte dhimbje para se të ndërronte jetë. Tumori me të cilin ajo u diagnostikua, i njohur edhe si meningioma, shfaqet më shpesh tek gratë dhe zbulohet në moshat më të mëdha.

Muajin e kaluar, djali i saj filloi një fushatë GoFundMe për ta ndihmuar atë me koston e shpenzimeve mjekësore. Siç kishte deklaruar, ai besonte se këto para do të përmirësonin cilësinë e jetës së nënës së tij dhe do t’i jepnin asaj mbështetjen që i nevojitet në këtë kohë të vështirë.

Kush ishte Hersha Paradi?

Emri i saj i vërtetë ishte Betty Sandoff. Ajo lindi më 25 maj 1945 në Berea, Ohio. Ajo filloi karrierën e saj duke interpretuar në teatrin lokal përpara se të transferohej në Los Anxhelos në fillim të viteve 1970 për të ndjekur ëndrrën e saj.

Karriera e saj televizive filloi me një episod të Bearcats! i cili u transmetua në vitin 1971. Më pas dhe pas disa roleve, aktorja bëri audicionin për të luajtur Alice Garvey në Little House on the Prairie, një rol që e bëri atë të famshme në publik.

U diagnostikua me tumor në tru, vdes aktorja legjendare, e njohur për

Të fundit

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Skafi përplaset me shkëmbin, lëndohen tre turistë nga Kosova

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi. Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf...

Lajme të tjera

Web TV