6 zakone si ta mbani shtëpinë të rregullt gjithë vitin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbajtja e shtëpisë në mënyrë të rregullt mund të jetë një sfidë, por me disa truke të thjeshta nga sot, ndoshta nuk do të jetë më. Sekreti për një shtëpi të rregullt është që ju të hiqni dorë nga zakonet që sjellin rrëmujë. Qoftë nëse bëhet fjalë për mbajtjen e dhomës së gjumit ose banjës të pastër ose nëse keni një dhomë magazinë. Ja gjashtë zakone që do ta mbajnë shtëpinë të rregullt gjatë gjithë vitit.

Bëni rregullime vazhdimisht

Në vend që të kesh frikë të bësh një rregullim të madh në të gjithë shtëpinë çdo stinë, thjesht rregulloje çdo ditë nga pak. Angazhoni nga pak minuta, niseni me njërën dhomë, pastaj garazhin, dhomën e fëmijëve, etj. Kur dollapët e banjës tuaj fillojnë të duken pak të çrregullt, hiqni produktet e vjetra dhe të skaduara.

10 minuta rregullime çdo ditë

Jeta mund të jetë e ngarkuar dhe plot angazhime, por të gjithë ne kemi dhjetë minuta kohë në ditë për t’u marrë me rrëmujën në shtëpi. Vendosni një matës kohe në telefon dhe zgjidhni një ambient që ka nevojë për vëmendje më të madhe.

Lironi dollapët nga veshjet sezonale

Angazhohuni që të pastroni dollapin tuaj çdo tre muaj. Hiqni qafe gjërat që nuk përshtaten më, që janë të konsumuara ose thjesht nuk do t’i vishni më kurrë.

Grumbulloni artikujt që i përdorni më shpesh

“Vendoseni prehësen e thonjve, karikuesin, iPadin apo mjetet e tjera elektronike në një shportë të lezetshme”, thotë Amy Cha, themeluese e “Everyday Organized”. Kur gjërat e domosdoshme që përdorni çdo ditë janë në një vend, ato nuk do të mungojnë kurrë dhe do të kurseni kohë duke i kërkuar.

Lexo edhe :  “E ndjeva që po bie”/ Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni

Zhdukni qeset e ripërdorshme, merrni një çantë

Keni kaq shumë qese të ripërdorshme sa mund të hapni një dyqan? Filloni duke kufizuar ruajtjen e tyre deri në dhjetë copë. “Mbani çanta me rrota për të frenuar breshërinë e qeseve brenda shtëpisë”, thotë Cha.

Kufizoni dekorin sezonal

A keni kuti me dekor për Krishtlindje, Halloween dhe Pashkë? Kjo mund ta bëjë dollapin ose garazhin një rrëmujë. “Ruajini sipas sezonit, jo pushimeve. Kaloni me lehtësi nga Halloween-i tek Krishtlindjet duke e mbajtur koshin e sezonit aktual të hapur dhe të aksesueshëm, ndërsa pjesën tjetër e ruani në një tjetër ambient”, thotë Cha.

Refuzoni gjërat që nuk i doni

Ne të gjithë marrim gjëra që nuk i duam ndonjëherë. Qoftë një mik që sjell disa libra, dhurata, qese që ndoshta nuk i keni kërkuar kurrë për t’i pasur në shtëpinë tuaj. Ndaj, nëse nuk i doni, hidhini në kosh./E.Ç

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV