Këta janë 10 aktorët më të paguar të Hollywood-it për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirë se vini në botën magjike të Hollywood-it! Sot do të zbulojmë për ju aktorët më të mirë paguar për vitin 2023.

Nga Tom Cruise, Brad Pitt, te Joaquin Phoenix, këta aktorë kanë një aftësi për t’i kthyer rolet në miniera ari dhe nuk është çudi që edhe llogaritë e tyre bankare janë po aq magjepsëse sa paraqitjet e tyre në tapetin e kuq.

1. Tom Cruise
Me daljen e ‘Top Gun: Maverick’ në kinematë në mbarë botën në vitin 2022, Tom Cruise ka dëshmuar edhe një herë se është mbreti i padiskutueshëm i Hollywood-it.

Është në fakt filmi me fitimet më të larta të vitit 2022. Prandaj është e justifikueshme që Cruise u pagua 100 milionë dollarë për filmin , duke i dhënë k137shtu statusin e aktorit më të paguar.

2. Will Smith

Është folur shumë për Will Smith. Përveç shuplakës së famshme ndaj Chris Rock-ut gjatë edicionit të 94 të ‘Academy Awards’, vitin e kaluar aktori fitoi tre çmime të rëndësishme : Oscar, BAFTA dhe Golden Globe. Portretizimi i tij i Richard Williams në dramën sportive biografike King Richard ishte një arritje e rrallë. Është dëshmi e aftësisë së tij për të kryer çdo rol me kompetencë.

3. Leonardo DiCaprio

Në shkallën e tretë të podiumit të aktorëve më të paguar të Hollywood-it është Leo DiCaprio; fama e të cilit ka vazhduar të rritet në mënyrë eksponenciale që nga paraqitja e tij e parë në ‘Titanic’ .

Për filmin e tij të fundit, ‘Killers of The Flower Moon’ , me regji të Martin Scorsese dhe që pritet të dalë më 19 shtator, DiCaprio solli në shtëpi 30 milionë dollarë.

4. Brad Pitt

I konsideruar si një nga aktorët më me ndikim në Hollywood, Brad Pitt do të kthehet në skenë me një film në ‘Formula 1’; që do të realizohet nga askush tjetër përveç regjisorit të ‘Top Gun: Maverick’.

Pitt u pagua 30 milionë dollarë për këtë projekt, duke e bërë atë aktorin e katërt më të paguar të vitit.

5. Dwayne Johnson

Kush mund ta merrte me mend se një mundës profesionist me pseudonimin “The Rock” do të bëhej një yll i famshëm i Hollywood-it? Vendimi i guximshëm i Dwayne Johnson për të marrë pjesë në ekskluzivitetin e ‘Fast and the Furious’ e katapultoi atë drejt suksesit dhe famës. Për luajtjen e rolit kryesor në filmin ‘Black Adam’ , Dwayne Johnson u pagua 22.5 milionë dollarë.

Lexo edhe :  Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

6. Ryan Reynolds

Ryan Reynolds ka bërë një sukses të karrierës së tij duke punuar në filma komedi për adoleshentët. Roli i tij më i famshëm është në fakt ai nw ‘Deadpool’ qw e bëri atë të futet në renditjen e aktorëve më të paguar të Hollywood- it, si dhe filmi i fundit, ‘Spirited’, ku së bashku me Will Ferrell 7 arkëtuan 20 milionë dollarë.

7. Chris Hemsworth

Që kur u bashkua me botën e Marvel si Thor, Chris Hemsworth ka marrë përsipër botën e Hollywood-it. Këto vitet e fundit kanë qenë vendimtare për karrierën e tij. Për rolin e tij të Tyler Rake në thrillerin aksion të Netflix Extraction , Chris Hemsworth u vlerësua nga kritikët dhe shikuesit njësoj. Tani për vazhdimin e filmit, ai u pagua 20 milionë dollarë.

8. Vin Disel

Mark Sinclair, i njohur gjerësisht si Vin Diesel, bëri debutimin e tij duke luajtur personazhin ‘Orderly’ në dramën e tij të parë amerikane, Awakenings (1990), por u bë i famshëm duke luajtur në dy ekskluzivitete filmash: ‘Fast and the Furious’ dhe ‘The Chronicles of Riddick’. Vetëm për suksesin e radhës të ‘Fast and the Furious’ , të titulluar Fast X, Diesel është paguar 20 milionë dollarë.

9. Tom Hardy

Performancat e tij i kanë dhënë atij nominime në funksione të ndryshme çmimesh dhe famë. Por Tom Hardy u ngrit në famë botërore duke luajtur rolin kryesor në ‘Marvel Venom’. Për pjesën e tretë të sagës, Tom Hardy u pagua 20 milionë dollarë.

10. Joaquin Phoenix

Në vendin e dhjetë në mesin e aktorëve më të paguar të Hollywood-it është Joaquin Phoenix, performanca e mirënjohur e të cilit si Joker ka çuar në një rritje të konsiderueshme të pagave. Ishte roli i diktatorit ‘Commodus’ në filmin ‘Gladiator’ që e bëri atë një fytyrë të njohur globalisht, por është falë vazhdimit, ‘Joker: Folie à Deux’ , për të cilin ai mori 20 milionë dollarë./E.Ç

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV