Zbardhen detaje të reja mbi operacionin “Metamorfoza”/ Do tronditen institucionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Eni Ferhati foli mbi operacionin “Metamorfoza” dhe aplikacionin Sky. Ferhati u shpreh se nga zbardhja e bisedave të aplikacionit, Prokuroria e Posaçme merr gati çdo ditë nga Franca biseda ku shfaqen shtetas shqiptarë. Sipas informacioneve, nga këto biseda gazetari thekson se fshihen dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë që kanë përdorur këtë aplikacion me fokus të veçantë

“Është një sfidë për SPAK-un që këto biseda komprometuese t’i kthejë në provë, pra t’i faktojë. SPAK-u ka administruar biseda shqetësuese për mënyrën e mendimit kriminal, deri ku shkonte guximi i grupeve kriminale”, shtoi Ferhati.

Nga ana tjetër, ai tha se në këtë aplikacion planifikohej të vidhej një sasi e madhe droge në magazinat e policisë së shtetit. Megjithëse kjo ngjarje nuk ka ndodhur, ky mbetet vetëm një nga disa episodet brenda aplikacionit që përfshijnë atentate droge dhe veprimtari të tjera të paligjshme që kanë trazuar punën e organeve ligjzbatuese.

Në përfundim gazetari tha se do të ketë një rekurs në Gjykatën e Lartë të të gjithë personave nën akuzë dhe do të jepet një vendim unifikues për vijueshmërinë e operacionit që mbetet akoma nën hetim./e.t

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV