Shkatërrohet karteli ballkanik i drogës/ Sekuestrohen 2.7 ton kokainë dhe mijëra Euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kartel ballkanik, që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës, është goditur nga Europol. Gjatë një operacioni ku morën pjesë policitë e 8 vendeve u sekuestruan 2.7 ton kokainë. Për këtë sasi droge u arrestuan 6 persona.

Policitë e vendeve që morën pjesë në operacion kontrolluan 15 banesa, ku konfiskuan dy automjete, ora luksoze dhe mbi 550.000 Euro kesh, një numër të madh llogarish bankare dhe pasurish të paluajtshme.

Për zbulimin e kartelit të drogës, hetimet nisën në Janar të vitit 2022, teksa në Ballkan mbërritën dërgesa shumëtoneshe të kokainës nga Brazili në BE. Ishte policia kriminale në Beograd që fillimisht identifikoi një shtetas serb si një nga organizatorët e rrjetit kriminal. Mbajtja nën vëzhgim e tij dhe kontakteve që ai kishte me bashkëpunëtorë të tjerë bëri të mundur kapjen e anijes me 2.7 ton kokainë. Droga do të nisjen nga Brazili me destinacion Afrikën, e që më pas do të sillej në Evropë.

Inteligjenca operative vuri në dukje se kapitenët e kartelit, me kombësi ukrainase dhe çeke udhëtuan disa herë në Capo Verde ose vende të tjera në Afrikën Perëndimore për të përgatitur anijet e tyre për trafikimin e drogës.

Informacioni operacional i siguruar së fundmi zbuloi se anija ndodhej në Brazil. Kjo u mundësoi autoriteteve braziliane dhe spanjolle, të monitoronin nga afër lëvizjet e saj, dhe të bënin bllokimin e anijes me kokainë.

Droga ndodhej në disa pako, të vendosura në brendësi të çantave sportive.

Anëtarët e kartelit të drogës komunikonin me njëri-tjetrin nëpërmjet platformave të koduara. Operacioni u zhvillua në 24 Gusht, por u bë publik nga Agjencia Evropiane e Policisë në 1 Shtator./e.t

Të fundit

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Lajme të tjera

Web TV