“Lufta e ftohtë” në PD, Gazment Bardhi del me vendimin urgjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazment Bardhi thërret në takim të gjithë deputetët e opozitës. Një ditë pas seancës së parë, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Bardhi thërret të martën më 5 shtator një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim.

Ai thekson se “duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës”.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Gjatë gjithë kësaj kohe dhe veçanërisht në këtë periudhë të thellimit të keqqeverisjes, kam analizuar me përgjegjësi maksimale situatën në vend dhe nevojën që ka Shqipëria për një opozitë të fortë, të unifikuar dhe plotësisht funksionale.

Opozita shqiptare ka përballë një qeverisje të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme. Për këtë shkak, interesi publik dhe mbrojtja e interesit të  qytetarëve, kërkon që çdo opozitar të përqëndrojë energjitë e tij vetëm në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur në këto 2 vitet e fundit. Lufta e brendshme në Partinë Demokratike e ka dobësuar opozitën dhe shpesh e ka shfokusuar nga misioni i saj, duke i krijuar një komoditet të pashoq e tërësisht të pamerituar Edi Ramës në mandatin e tij të 3 radhazi, ku sundon keqqeverisja, arroganca dhe korrupsioni. Kjo situatë dikton nevojën që, në mënyrë urgjente, secili prej nesh, deputetëve të opozitës, të tejkalojë vetveten për të ofruar dhe për të gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe çdo qytetari që kërkon ndryshimin e qeverisjes.

Lexo edhe :  KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve. Kam bindjen e plotë se çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë.

Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare./ S.M

Të fundit

Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e...

Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi...

Stuhia Floris godet Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut, jepet alarmi i verdhë

Stuhia Floris ka goditur Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut. Zyra Meteorologjike ka lëshuar alarmin e verdhë, i cili paralajmëron rrezikun potencial për...

Nga Ukraina në Tokio? Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

Raporti përfundimtar i SHBA-së zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara, e themeluar më 2008, për t’i vlerësuar përpjekjet amerikane për të mbështetur Afganistanin, e ka dorëzuar raportin...

Lajme të tjera

Web TV